Sport

Shorti i Kupës së Botës 2023 për femra: Shqipëria njeh rivalet, përballë edhe Kosova

Kombëtarja shqiptare e femrave ka njohur këtë të premte kundërshtarët e saj për kualifikueset e kampionatit Botëror “Australi-Zelandë e Re 2023”
Featured image of article: Shorti i Kupës së Botës 2023 për femra: Shqipëria njeh rivalet, përballë edhe Kosova
Përditësuar:

ZVICER – Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, Shqipëria është shortuar në grupin F, ku do të ketë përballë 5 skuadra. Kundërshtaret e vajzave tona, në këto eliminatore do të jenë: Norvegjia, Belgjika, Polonia, Kosova dhe Armenia.

Fushata eliminatore do të nisë në muajin shtator të këtij viti dhe do të përfundojë në shtator të vitit 2022. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku 9 vendet e para do të kualifikohen direkt, ndërsa dy vendet e mbetura do të kalojnë në fazën play-off, që do të zhvillohet në muajin tetor 2022. Ndërkaq, së shpejti do të jetë gati edhe kalendari i ndeshjeve të vajzave kuqezi dhe datat kur do të luhen sfidat.

Pjesëmarrja në këtë event përbën një moment historik për futbollit e femrave kuqezi, pasi për herë të parë Shqipëria është ngjitur në vazon e katërt, sipas klasifikimit të fundit të UEFA-s, ku renditet në vendin e 33-të, duke lënë pas shtete, si Izraeli, Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi, etj. Në të njëjtën vazo me Kombëtaren tonë ishin edhe Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Greqia, Hungaria, Bjellorusia, Kroacia dhe Azerbajxhani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment