Sport

Shorti i Europa League/ Mësohen rivalët e radhës për tre ekipet shqiptare

Hidhet shorti për fazën e tretë të Europa League. Zbulohet se me kë do të përballen tre skuadrat shqiptare.
Featured image of article: Shorti i Europa League/ Mësohen rivalët e radhës për tre ekipet shqiptare Europa League

ZVICËR– Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e tretë të Europa League.

Skuadra kryeqytetase e Partizanit, nëse do të mund të kalojë Sherifin e Tiraspolit, do të përballet me humbësen e çiftit Maribor-AIK dhe do mund që të luajë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Ndërkohë skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës do të luajë sfidën e raundit të dytë kualifikues të Europa League me Dudelange.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket skuadrës kosovare të Ferronikelit, nëse kjo e fundit arrin të eliminojë Slovan Bratislavën, do të luajë në raundin e tretë të Europa league me humbësin e sfidës Dundalk-Qarabag të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment