Rajoni

Fqinjë por pa asgjë të përbashkët! Shoqëria në këmbë kundër përdhunuesve të studentes Eleni, grekët harrojnë COVID-19 kur vjen puna tek liria. Shqipëria njollos me “Deshi vetë!”

Me parulla në duar ato kanë protestuar lidhur me keqtrajtimin e figurës së vajzave dhe grave duke ngritur zërin kundër patriarkisë.

GREQI– Shoqëria greke është ngritur në këmbë për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke, Eleni Topalaudi. Gra por jo vetëm janë mbledhur para Gjykatës për të pritur vendimin duke e harruar koronavirusin.

Me parulla në duar ato kanë protestuar lidhur me keqtrajtimin e figurës së vajzave dhe grave duke ngritur zërin kundër patriarkisë.

“Kjo për vajzën që u dhunua dhe u vra; Kundër patriartikë; Kundër patriarkisë, Eleni ne nuk harrojmë!,”-ishin disa nga parullat që mbanin në duar të gjithë grekët e mbledhur në pritje të vendimit.

Një shoqëri shumë ndryshe nga ajo shqiptare, e cila çdo rast të tillë e vulos me parullën e turpit “Donte vetë!”. Vajzat dhe gratë e dhunuara jo që nuk gjejnë mbrojtje, por vuajnë nga shoqëria edhe “turpin” e denoncimit. Ndërkohë që në Shqipëri, për shkak të koronavirusit janë kthyer në krim protestat, Greqia (e cila është gjithashtu duke vuajtur nga e njëjta pandemi ashtu si edhe ne) nuk i harron të drejtat që ia ka dhënë Kushtetuta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më sipër kemi vendosur disa foto nga gjyqi i sotëm i studentes greke, dhe nuk ka asnjë pamje nga gjyqet shqiptare, ku të pranishëm kanë qënë vetëm familjarët (me raste).

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras u dënuar me burg përjetë për vrasjen e studentes, ndërsa dënimit të tyre iu shtua edhe 15 vite heqje lirie për përdhunimin e të resë.

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment