Politike

Shoqëron Ramën në Dhërmi, kush është presidenti kroat Milanoviç që dikur punonte si këshilltar i kryeministrit, të preferuarit të socialistëve i doli emri në skandalin e floririt në Kroaci

Ai dikur ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Mesa duket ruan ende një marrëdhënie të mirë me socialistët shqiptarë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama. Një tjetër socialist që e tregoi mbështetjen e tij publikisht për Milanovic kur kandidoi për President, ishte edhe Taulant Balla.
Featured image of article: Shoqëron Ramën në Dhërmi, kush është presidenti kroat Milanoviç që dikur punonte si këshilltar i kryeministrit, të preferuarit të socialistëve i doli emri në skandalin e floririt në Kroaci Edi Rama dhe Zoran Milanoviç

TIRANË– Zoran Milanoviç, Presidenti i Kroacisë, i cili po bën pushimet me kryeministrin e Shqipërisë në Dhërmi, nuk është një person që lidhet thjesht zyrtarisht me Edi Ramën.

Milanovic njihet si miku i kryeministrit Rama. Ai dikur ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Mesa duket ruan ende një marrëdhënie të mirë me socialistët shqiptarë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama. Një tjetër socialist që e tregoi mbështetjen e tij publikisht për Milanovic kur kandidoi për President, ishte edhe Taulant Balla.

Por cila është karriera e tij dhe si iu fut politikës Milanoviç?

Milanovic u lind në vitin 1966 dhe prej kohësh është pjesë e spektrit politik kroat. Milanovic filloi karrierën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë. Ai shërbeu si këshilltar i Misionit Kroat në Bashkimin Europian dhe NATO dhe ishte asistent i ministrit për punë të jashtme për çështje politike multilaterale..

Në vitin 2007, Milanovic u zgjodh president i SPD’së dhe formoi koalicionin me katër parti të qendrës së majtë, që fituan një mazhorancë të madhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.

Ai u bë kryeministër atë vit dhe udhëhoqi vendin drejt antarësimit në BE. Kabineti i tij solli ndryshime në ligjet e taksave dhe filluan një sërë projektesh infrastrukturore. Ai njihet si përkrahës i të drejtave të komunitetit LGBT. Shërbeu si kryeministër deri në vitin 2015. Në qershor të vitit 2019 ai zyrtarizoi fushatën për zgjedhjet presidenciale në Kroaci me sloganin “Një president me karakter” dhe fitoi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kundërshtarja e tij Kolinda Kitaroviç nuk ja doli të triumfonte pasi, Milanoviç kryesoi në  këto zgjedhje me 52,7% të votimeve.

Përfshirja e Milanovic, mikut të Ramës në skandalin e floririt në Kroaci

Më konkretisht, vëllai i Zoran Milanoviç rezultoi se ishte ortak me Hrvoje Čabrajič, një biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime. Ai zotëron kompaninë kroate Primus Adriatic, e cila bleu kompaninë Jehona Software, përpara se kjo e fundit, të hynte në tender dhe të “rrëmbente” 6.2 milionë euro për sistemin e faturave online.

Kompania Jehona Software mban vendin e tretë për transaksionin me vlerë më të lartë nga një institucion buxhetor në favor të një subjekti tregtar. Kjo shoqëri është paguar nga Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në datën 5 tetor me transaksionin në shumën 432 665 141 (katërqind e tridhjetë e dy milion gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzet e një) lekë. Pagesa ka përshkrimin Përmirësim Moduli Menaxhimit si kontratë e lidhur në nëntor 2018.

Në total, nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve për këtë subjekt me përshkrimin “Përmirësim Moduli Menaxhimit “janë bërë pesë transaksione me vlerë totale prej 759 144 726 (shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë milion e njëqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë) lekë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment