Rajoni

Shoqërohen në polici disa ish-ministra në Maqedoni, në kërkim një deputet

Në Maqedoni nga një aksion i sektorit të krimit të organizuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme mëngjesin e sotëm janë shoqëruar në polici disa ish-zyrtarë të lartë. Në kërkim është edhe një deputet.
Featured image of article: Shoqërohen në polici disa ish-ministra në Maqedoni, në kërkim një deputet
Përditësuar:

Në Maqedoni nga një aksion i sektorit të krimit të organizuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme mëngjesin e sotëm janë shoqëruar në polici disa ish-zyrtarë të lartë. 

Sipas mediave maqedonase bëhet fjalë për ish-ministrat Aco Spasenovski, Mihaill Cvetkov si dhe ish zv. ministri Kristijan Delev.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Personat e lartpërmendur janë shoqëruar në polici, ndërsa i dyshuari i katërt i cili është edhe deputet aktual, Ljupço Dimovski, akoma kërkohet nga policia.

Personat e lartpërmendur po hetohen për keqpërdorim të ndihmës bujqësore dhe dhënien e tokës shtetërore bujqësore.

Shto Koment