Politike

Shoqërimi i Florenc Hoxhës, ish-presidenti Nishani-ambasadorëve: Ja partnerët tuaj

Duke iu referuar shoqërimit të Florenc Hoxhës, ish-presidenti Nishani shprehet se një Kryegangsterr ka uzurpuar zyrën e qeverisë.
Featured image of article: Shoqërimi i Florenc Hoxhës, ish-presidenti Nishani-ambasadorëve: Ja partnerët tuaj Ish-presidenti Bujar Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka reaguar për shoqërimin e Florenc Hoxhës mbrëmjen e djeshme, duke u shprehur se nëse opozita nuk kërkon hetimin e këtyre gangsterrëve dhe urdhërdhënësve të tyre është në bashkëfajsi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nishani iu drejtohet ambasadorëve të huaj në Shqipëri, teksa shkruan se: këta janë partnerët tuaj në Shqipëri.  

Postimi i plotë i Bujar Nishanit

 “Një grup kapuçonës të zinj, ja si e përdorin emrin, forcën, pushtetin e shtetit tek godasin me grushta një person që thonë se po e shoqërojnë në polici. Këta banditë nuk do mund të kishin këtë kurajo prej nazistësh nëse një Kryegangsterr nuk do të kishte uzurpuar zyrën e Qeverisë pikërisht me ndihmën e këtyre tipave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse opozita nuk kërkon hetimin e këtyre gangsterrëve dhe urdhërdhënësve të tyre është në bashkëfajsi. Zotërinj ambasador të huaj, ja këta janë partnerët tuaj në Shqipëri. Uragani popullor i shqiptarëve nuk trembet dot, Jo!”, shkruan Nishani.

Sot ambasadorët e huaj në Tiranë bënë thirrje për qetësi gjatë protestës dhe dënuan dhunën e ushtruar.

Pas përfundimit të protestës së opozitës, policia shoqëroi mbrëmjen e djeshme 25 persona, mes tyre edhe Florenc Hoxhën, ish-kreu i Policisë Bashkiake.( Lexo këtu)

 

Shto Koment