Politike

Shoqërimi i qytetarëve që ofenduan kryeministrin në Fier, Baçi: Nuk ishin në protestë, kishin leje për të dalë dhe policia ndërhyri në mënyrë të paligjshme

Në një deklaratë për mediat, Baçi shprehet se ky shoqërim është i paligjshëm, pasi ndërhyrja e efektivëve ka qenë provokuese, pasi qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kundër gjërave që cilësojnë ta padrejta. 
Featured image of article: Shoqërimi i qytetarëve që ofenduan kryeministrin në Fier, Baçi: Nuk ishin në protestë, kishin leje për të dalë dhe policia ndërhyri në mënyrë të paligjshme

FIER– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka denoncuar shoqërimin e tre personave në Fier, të cilët po protestonin kundër kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Baçi shprehet se ky shoqërim është i paligjshëm, pasi ndërhyrja e efektivëve ka qenë provokuese, pasi qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kundër gjërave që cilësojnë ta padrejta. 

Jam këtu për të denoncuar sjelljen arrogante të policisë. Sot punonjës së ndryshëm, dolën në shesh dhe protestuan. Policia ndërhyrie, dhe u tha që të mos rrinin me duar në xhepa, me urdhëra të çuditshme, me idenë se kishin vizitën e të famshmit kryeministër Edi Rama. Tani marr vesh që kanë ndaluar në mënyrë të paligjshme, tre qytetarë, dy prej tyre janë edhe natarë të kryesisë së PD-së në Fier, Afrim Limozi dhe Pandeli Tola. U bëj thirrje policisë që të nxjerrin në mënyrë urgjente këta qytetarë, pasi nuk kanë bërë asnjë lloj shkeljeje, Kanë qenë me leje, ua kanë treguar policisë, kanë ruajtur distancën dhe nuk kanë shkelur asnjë ligj. Gjej rastin t’u bëj thirrje që në mënyrë të menjehrshme të lirohen këta qytetarë, përndryhsme do të ballafaqoheni me qytetarët fierakë edhe më tej. Nuk di të ketë pasur protestë, ka qenë një ditë e zakonshme. Nuk ishin 200 apo 300. Një pjesë e tyre janë pjesë e PD-së, ata kanë qenë me leje dhe shumë në rregull. Nga burimet e mia, kam ëmsuar se po kërkojnë të arrestohen edhe të tjerë. Kjo është një frikë që po mbjell kryeministri. T’i lirojnë se ndryshe nuk  do të ndalemi. Ka pasur thorrje ‘Rama ik’, sepse është normale që qytetarët të bëjnë thirrje të tilla, sepse nuk e duan Ramën. Edhe unë them ‘Rama ik’ dhe Rama të ikë,“- thotë Baçi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Fier, teksa inspektoi punimet në Lumin Gjanica. Një grup qytetarësh dhe punonjës të rafinerisë së naftës kërkuan pagën e luftës dhe u shprehën se në këtë kohë pandemie nuk kanë me çfarë të ushqehen. Ata e quajtën Ramën kriminel dhe hajdut dhe kërkuan largimin e tij nga qytet. Ndërkohë policia shoqëroi 3 prej tyre.

(f.m./dosja.al)

Shto Koment