Politike

Shoqërimet e banorëve të Unazës së re, Basha: Ngjarje si kjo na mbajnë larg Europës

Në një status në rrjetet sociale, Basha u shpreh se veprime si arrestimi i këtyre banorëve e mbajnë Shqipërinë larg Europës.
Featured image of article: Shoqërimet e banorëve të Unazës së re, Basha: Ngjarje si kjo na mbajnë larg Europës Lulzim Basha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve të banorëve të Unazës së Re që edhe mbrëmjen e sotme protestuan kundër shembjes së banesave të tyre.

Në një status në rrjetet sociale, Basha u shpreh se veprime si arrestimi i këtyre banorëve e mbajnë Shqipërinë larg Europës.

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!“- shkruan Basha.

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre. Në krye të protestuesve ishin Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-deputeti Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Në përfundim të protestës janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë 10 protestues mes tyre edhe Balliu, kurse pesë të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment