Politike

Shoqatat kritikë reformës në drejtësi/ Manjani: S’folën kur duhej, u rreshtuan te qypi me dollarë

Në një postim në “Facebook” Manjani shkruan se po këto shoqata nuk thanë asgjë atëherë kur duhej thënë, përkundrazi u rreshtuan te qypi me dollarë.
Featured image of article: Shoqatat kritikë reformës në drejtësi/ Manjani: S’folën kur duhej, u rreshtuan te qypi me dollarë Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani

TIRANË– Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi.

Në një postim në “Facebook” Manjani shkruan se po këto shoqata nuk thanë asgjë atëherë kur duhej thënë, përkundrazi u rreshtuan te qypi me dollarë.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Këto shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi, ku ishin deri më sot?!

Nuk thanë asnjë fjalë të vetme atëhere kur duhej thënë. Përkundrazi u rrjeshtuan të qypi me dollarë për të rrujt ndonjë konsulencë, në mbështetje të reformës që as nuk e lexuan ndonjëherë…

Tani pas pilafit, kur dëmi është shumë më i madh se ç’e thonë ata, ska asnjë kuptim!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendi është pa gjyqsor. Funksionon vetëm ajo pjesë që do qeveria të funksionojë. 
Qeveria sundon mbi çdo institucion e pushtet tjetër. 
Besimi i publikut tek drejtësia nuk u rrit, përkundrazi u përkeqësua.
Korrupsioni nuk u luftua, por u rrit!

Çfarë duhet tjetër për të kuptuar se çfarë shteti jemi bërë?

Çfarë duhet tjetër për t’u quajtur DËSHTIM?!

Ndjesë për mungesën e modestisë por i kam paralajmëruar këto pasoja. Atëherë quhesha armik…

(a.m/dosja.al)

Shto Koment