LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqata Mikrofinanca: Dera e aksesit në financë duhet të mbetet e hapur për mijëra biznese të vogla, fermerë shqiptarë d

15 Maj 2020, 13:37 Nga DOSJA
Shoqata Mikrofinanca: Dera e aksesit në financë duhet të mbetet e

TIRANË– Shoqata Mikrofinanca Shqiptare nw njw reagim pwr mediat shkruan se institucionet e mikrofinancës janë duke kontribuar maksimalisht në drejtim të mbështetjes së bizneseve të vogla, fermerëve dhe familjeve shqiptare, të ardhurat e të cilëve janë impaktuar nga kufizimet e aktivitetit ekonomik që po kalon vendi. Këto institucione kanë krijuar lehtësime të shumta për të mundësuar rikthimin në normalitet të aktivitetit të bizneseve dhe aktivizimin e konsumit për familjet shqiptare.

Në kuadrin e Moratoriumit të Kredive, të mandatuar nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë, për shtyrjen e ripagimeve të kredive, Institucionet financiare anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare kanë shqyrtuar më shumë se 31 mijë kërkesa për shtyrje. Deri në këtë moment, janë miratuar dhe procesuar 26,129 aplikime, nga të cilat rreth 18 mijë janë kredi për individë dhe 8 mijë kredi për biznese. Totali i portofolit të kredive të riskeduluara, sipas datës 30 prill 2020 është 7.87 miliardë lek ose rreth 63.5 milionë Euro dhe përbën rreth 28% të portofolit total të kredive.

Shoqata e Mikrofinancës konfirmon vështirësitë që po hasen aktualisht nga ekonomia shqiptare, ashtu si dhe pritshmëritë jo-pozitive për periudhën që po vjen. Kjo është një situatë e vështirë dhe e paprecedentë që konfirmohet nga rënia e konsumit, paraliza e bizneseve, zgjerimi i vonesave në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ulja e pagave dhe të ardhurave familjare për dhjetëra mijëra biznese, fermere e familje shqiptare. Kriza aktuale po impakton kryesisht ato biznese të vogla e fermerë të cilët nuk kanë fonde rezerve, kapacitete stoku, apo burime të mjaftueshme menaxhimi për t’u përballur të vetëm me mungesën e të ardhurave si pasojë e kufizimit të aktivitetit ekonomik të tyre në kontekstin e pandemisë Covid19. Këto biznese e fermerë, për shkak të karakteristikave të tyre, nuk financohen në kushte normale nga sektori bankar, dhe janë aktualisht të përjashtuar nga aksesi në financë për shkak të ndrydhjes së financimit bankar.

Mikrofinanca shqiptare, me një aktivitet mbi 25 vjeçar, mbetet e vetmja alternative financimi për këto biznese e fermerë. Mos përfshirja e këtij sektori në fondin e garancisë kushtëzon disbursimin e financimeve të reja për këto biznese e fermerë dhe rrjedhimisht dëmton në mënyrë të ndjeshme ekonominë e vendit, duke paralizuar përfituesit fundorë të zinxhirit të furnizimit, familjet, fermerët dhe sipërmarrjen e vogël, që janë shtylla kurrizore e ekonomisë së vendit tonë. Pavarësisht kësaj situate, institucionet e mikrofinancës mbeten të angazhuar maksimalisht që të mbështesin ekonominë shqiptare, me lehtësi për biznesin dhe financime të reja, me shpresën që Qeveria Shqiptare do t’i përfshijë në skemat dhe instrumentat financiarë që deri më sot janë rënë dakord vetëm me sistemin bankar, për t’i dhënë një frymëmarrje të re mbështetjes së biznesit shqiptar dhe sfidave që ai po kalon në këto muaj të vështirë.

Dera e aksesit në financë për individët, biznesin e vogël dhe fermerin shqiptar duhet të mbetet me çdo kusht e hapur në këto kohë sfidash për ekonominë e vendit. Kushtëzimi i tyre nga fondi i garancisë duke i orientuar vetëm drejt ofertës bankare, përfaqëson një kufizim të aksesit në financë. Moskonsiderimi i institucioneve mikrofinanciare në këtë instrument të shtetit shqiptar, përpos kufizimit të financimit për biznesin e vogël dhe fermerin shqiptar, mund të impaktojë edhe konkurrencën e drejtë në kredidhënie mes bankave dhe institucioneve të mikrofinancës, duke i vendosur të parat në një pozicion më të favorshëm dhe duke krijuar për pasojë një shtrëmbërim të pajustifikuar të tregut.

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet mikrofinanciare më të rëndësishme në vend. Me një total asetesh prej më shumë se 37.5 miliardë lek (rreth 300 milion euro), Shoqata përmbledh 248,800 klientë (individë, fermerë e sipërmarrës të vegjël). Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund, Crimson Finance Fund Albania, Fondi Besa, Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania, Kredo.Al , NOA sha, UniFin SHKK.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi garancia sovrane masat kunder covid 19 shoqata mikrofinanca shqiptare garancia sovrane masat kunder covid 19 shoqata mikrofinanca shqiptare

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën