BotaJete & Stil

Shokuese/ Sinjale misterioze vijnë nga hapësira, disa nga një galaktikë e afërt me tonën

Kanë dalë shumë teori në lidhje me burimin e këtyre sinjaleve , përfshirë sugjerimin që jashtëtokësorët  po përpiqen të na kontaktojnë, por asnjëra prej tyre nuk është provuar.
Featured image of article: Shokuese/ Sinjale misterioze vijnë nga hapësira, disa nga një galaktikë e afërt me tonën
Përditësuar:

NASA – Sinjale të shumta përsëritëse, të cilat vijnë nga hapësira, vazhdojnë të kapen nga satelitët e Nasës.

Sinjalet, të cilat kanë disa muaj që vazhdojnë të vinë në drejtim të planetit tonë, janë disa nga enigmat më të mëdha që shkencëtarët kanë momentalisht në lidhje me universin dhe jetën në planetet e tjera.

Sinjalet vijnë në formën e frekuencave të ndryshme të radios, dhe satelitët kanë arritur të kapin  shpërthime intensivisht të ndritshëme në  milisekondë të valëve të radios që vijnë nga përtej galaktikës sonë. Ato janë disa nga sinjalet më enigmatike dhe më të fuqishme të kapura ndonjëherë në univers.

Kanë dalë shumë teori në lidhje me burimin e këtyre sinjaleve , përfshirë sugjerimin që jashtëtokësorët  po përpiqen të na kontaktojnë, por asnjëra prej tyre nuk është provuar.

Një pjesë e vështirësisë për të gjetur shkaktarin,  është se ekzistojnë dy lloj sinjalesh të ndryshme, sinjale që ndodhin vetëm një herë, dhe sinjale  që përsëriten shumë herë nga i njëjti vend në hapësirë.

Deri më tani, shkencëtarët kishin zbuluar vetëm dy të ashtuquajtura sinjale  “përsëritëse”, por një studim i ri nga Eksperimenti Kanadez i Intensitetit të Hidrogjenit (CHIME) ka zbuluar tetë të tjerë.

Sinjalet përsëritëse janë më të thjeshta për tu studiuar pasi ato ndodhin shpesh herë, dhe lënë më tepër informacion nga pas se sinjalet që ndodhin vetëm një herë.

Sinjali i parë përsëritës, u zbulua se e kishte burimin në një galaksi të gjendur rreth 3 milionë vitë dritë larg galaksisë sonë.

E ndërsa një sinjal i ri përsëritës që ka mbi 4 muaj që ndodh, sipas shkencëtarëve e ka burimin shumë afër galaksisë sonë.

Burimi:MIRROR

E.C/Dosja.al

Shto Koment