LIVE UPDATES
Insights

Shoku im Goni…

24 Tetor 2021, 19:21 Nga DOSJA
Shoku im Goni…

Kur më tha Calja në telefon,vdiq Goni,m’u këputën gjunjët. U rritëm bashkë,jetuam në të njëjtën lagje deri sa ai fluturoi. Ashtu heshtur,siç jetoi. Shkova në shtëpi,vesha kostumin e zi se doja ta nderoja të mirin,të urtin,të sjellshmin Agron.

Ato çapa që bëra deri te shtëpia e tij aty ngjitur,më kaloi filmi i shoqërisë sonë. Gazmor,punëtor dhe sa i drejtë. Nuk thonë kot se të mirët ikin përpara. Bashkë ishim në shkollë deri në maturë. Më pas ai tornitor në uzinë,unë në universitet. I flisnja pér leksionet,më tregonte për frezat,pér testatot e makinave. Mes nesh rrinte e fortë miqësia.

Pritjet dhe pércjelljet e njerëzve i bënte Aldo,çuni i madh. Aty te oborri,se banonin në katin e parë dhe pjesën para i ndjeri kishte vite që e kishte bérë si bahçe. Me pjergulla,me dy kumbulla e me bar. Kishte në mes një tavolinë ku prej vitesh luhej letra,tavëll,domino. Qe si oaz i pérbashkët. As çelës,as gardh. Hynim të gjithë,hanim kumblla e rrush dhe iknim duke tundur dorën si pérshëndetje pér Agronin edhe kur s’qe aty rrotull.

Aldo sa më takoi ia nisi vajit. Doemos që unë isha lakmuesi i lotëve se qeshë shoku i ngushtë i të atit. Por nuk ndenjëm gjatë pérqafuar se njerëzit vinin tufa-tufa. Kishte plot miq Agroni. Kushdo që e shihte,jo më t’i fliste,bëhej milk me të. Kur lëndina u mbush dingaz nisën pyetjet,si iku,nga se iku,a vuajti,a qe sëmurë gjatë…
-Tak-fak na la,-tha i biri.-Kurrë i sëmurë,asnjë aspirinë nuk ka pirë në jetën e tij.

Njerëzia e shihnin të çuditur. Si ka mundësi? Si mund të vdesë njeriu tak-fak?! Sa ra një heshtje e gjatë ia nisa atje ku e la Aldo.
-Biri im,Agroni vërtet nuk piu një aspirinë gjithë jetën,por ama nëpër vite e mbushi trupin plot helme. Bëra një pauzë se e dija që Aldo do më thosh,po ç’flet kështu,o shoku i babait tim?!

-Po,po. Agroni deri në fyt qe me helme. Si ato fuçitë ku shkruhet,rrezik jete. Edhe unë,edhe ai,(tregova atje te cepi një vérsnik timin). Krejt brezi nuk pimë ilaçe,vdesim papritur se me kohë na ështé rregjistruar ikja atje lart,ku është tani Agroni. Dhe ja po u tregoj helmet e mija dhe të moshës sonë. Nuk u ushqyem asnjë vit ashtu siç duhet të ushqehet njeriu i perëndisë. Na mungonte bulmeti,mishi,vaji,frutat. Ato pak që na raciononte rregjimi ua linim fëmijëve. Ja,Agroni më tregoi dikur se pér plot 20 vite çdo mëngjes hante një krodhe bukë lyer me një cipë margarinë. Veç kësaj flinte me një sy hapur. Sa shihte se vinte ora një pas mesnatës çohej dhe vrap te dyqani i bulmetit. Vendoste një gur si rradhë e kthehej te krevati deri në orën 5. Pastaj sérish vrap te dyqani pér një shishe qumësht. Më pas në punë të rënda e në darkë me fat në se hante një pjatë fasule e në raste të rralla ndonjë qofte. Qe festë ajo pjatë.

E kur donte të shlodhej një të djelë,se të shtunat qenë ditë pune,duhej të shkonte në aksion pér vjelje misri apo korrje gruri. U kthye njeriu në qënie pa vlerë,i poshtëruar dhe i pérgjuar. Në se guxoje të nxirrje një dhimbje nga shpirti burgoseshe dhe krejt fisi internohej cepave të vendit.
Ndérsa flisja plot tundnin kokat. Të rinjtë dëgjonin nga që tregoja bukur se me siguri nuk besonin ato që nxirrja nga goja.

-I dashur Aldo,babai yt ka qënë shumë i fortë. Me aq sa ka hequr ai ndoshta duhej të na kishte lënë qysh para njëzet vitesh,por jetoi se e mbajtët ju fëmijët dhe gruaja. Hë se do mbaroni shkollën,hë se do filloni punë,hë se do martoheni,hë se do bëhem gjysh e ja e shtyu deri sot. Pa dhimbje e pa sëmundje,por me një kartelë jete mbushur me tortura,lëndime,plagë dhe strese. Me gjak që i rridhte brenda plagëve të trupit. Të gëzohemi që rrojti kaq gjatë. Se qe trim dhe i pérballoi tallazet si ai.

Kaq fola e m’u dukën bindëse nga që shpesh ia them dhe vetes kur kthej kokën e shoh jetën time. T’ëmën e s’ëmës,flas,qenkam i fortë,bre. Ç’kam hequr e prapë jam në këmbë,dhe prap qëndroj. Se edhe mua dihet më mbajnë gjallë nipèrit e mbesat. Ëndérrat e tyre janë biberoni im,aspirina që nuk e pij,por e thith me shpirt si drogë të pastër Kolumbie…

Shënim: Shkrimi është marrë nga profili në Facebook i autorit

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog agim xhafka tregim nga agim xhafka agim xhafka tregim nga agim xhafka

Sondazh

Poll
Insights 19 Tetor 2021, 20:54

Përulem!

2 vjet më parë, Ana (emri jo i vërtetë) një vajzë vetëm 14 vjeçe tentoi të vrasë veten sepse nuk mundi të përballonte dot sharjet e ngacmimet e vazhduesh...

Insights 16 Tetor 2021, 08:17

Gjyshi që më dilte mangut

Madje flakët gjigande që përfshin apartamentin në katin e tretë nuk kanë kursyer edhe banesat e fqinjëve të familjes Osmanaj, të cilat kanë pasur dëme. Banorët ...

Insights 13 Tetor 2021, 17:11

Për bankat që po bëhen biznese familjare

Nga Klodian TomorriFondi Monetar Nderkombetar i ra fort kembanes se alarmit per ate qe po ndodh me sistemin bankar ne Shqiperi. FMN i tha qeverise dhe Bankes se...

Insights 8 Tetor 2021, 09:22

Pohimi absurd i nje kryeministri!

“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve. E thote si justifikim, nderkohe qe vete...

Insights 6 Tetor 2021, 09:38

Me SHBA apo kundër tyre, kjo është çështja

“Foltorja” e Sali Berishës ka krijuar trazim brenda Partisë Demokratike. Gjuha e përdorur prej tij, ende më tepër. Me fjalorin e ndezur metaforash të njohura pr...

Insights 5 Tetor 2021, 12:37

Çfarë po ndodh me ‘unazën’?!

TIRANË- Edhe një herë “Unaza e madhe” kthehet në arenë debatesh, sepse mënyra se si po trajtohet nga qeveria po mer përmasat e një skandali. Bëhet fjalë pë...

Insights 4 Tetor 2021, 11:50

Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie

Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie Me gjithë miratimin nga Parlamenti shqiptar të një legjislacioni bashkëkohor në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit ...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën