Bota

Shokon STUDIMI në SHBA: Dy të tretat e të rinjve nuk e njohin krimin më të madh të shekullit 20

Sipas studimit të rriturit të moshës ndërmjet 18 dhe 39 vjeç, pothuajse gjysma e tyre  nuk mund të përmendnin një kamp i cili është krijuar gjatë luftës së dytë botërore.
Featured image of article: Shokon STUDIMI në SHBA: Dy të tretat e të rinjve nuk e njohin krimin më të madh të shekullit 20 Foto Ilustruese

SHBA-Pothuajse dy të tretat e të rinjve amerikanë nuk e dinë se 6 milionë hebrenj u vranë gjatë Holokaustit, dhe më shumë se një në 10 besojnë se hebrenjtë shkaktuan Holokaustin. Ky është përfundmi i një studimi që është bërë së fundmi në Amerikë, ku dhe janë zbuluar nivele tronditëse.

Sipas studimit të rriturit të moshës ndërmjet 18 dhe 39 vjeç, pothuajse gjysma e tyre  nuk mund të përmendnin një kamp i cili është krijuar gjatë luftës së dytë botërore.

Pothuajse një e katërta e të anketuarve thanë se besonin se Holokausti ishte një mit, ose ishte ekzagjeruar. Nndërkohë 12% të anketuarve thanë se ata nuk kishin dëgjuar, asnjëherë  për Holokaustin.

Rezultatet janë tronditëse dhe trishtuese, dhe ato nënvizojnë pse duhet të veprojmë tani ndërsa të mbijetuarit e Holokaustit janë akoma me ne për të shprehur historitë e tyre,” tha Gideon Taylor, presidenti i Konferencës për Kërkesat Materialike Çifute Kundër Gjermanisë (Konferenca e Kërkesave) e cila porositi sondazhin.

Taylor shtoi: “Ne duhet të kuptojmë pse nuk po bëjmë më mirë në edukimin e një brezi të ri për Holokaustin dhe mësimet e së kaluarës. Kjo duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne, dhe si një hartë rrugore ku zyrtarët e qeverisë duhet të veprojnë. “

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sondazhi, i parë që bëhet në nivel shtetëror në SHBA, rendit shtetet sipas  rezultatit i cili është bazuar në tre kriter: nëse të rinjtë kanë dëgjuar për Holokaustin; nëse ata mund të përmendin një kamp përqendrimi, kamp vdekjeje; dhe nëse ata e dinë se 6 milionë hebrenj u vranë.

Shteti me rezultatin më të lartë ishte Wisconsin, ku 42% e të rriturve plotësuan të tre kriteret, pasuar nga Minesota me 37% dhe Massachusetts me 35%. Shtetet me rezultatin më të ulët ishin Florida me 20%, Misisipi me 18% dhe Arkansas me 17%. Në shkallë kombëtare, 63% e të anketuarve nuk e dinin se 6 milionë hebrenj u vranë gjatë Holokaustit, dhe më shumë se një në tre (36%) menduan se 2 milion ose më pak ishin vrarë.

11% e të anketuarve në të gjithë SHBA besuan se hebrenjtë kishin shkaktuar Holokaustin.

Burimi: The Guardian 

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment