Rajoni

Shoferi i Dora Bakoyannis aksidenton për vdekje të riun! Si u fsheh nga Policia ngjarja që ndodhi jashtë Parlamentit, gjithçka u zbulua pasi familja vendosi të dhuronte organet

E gjitha u filmua nga dhjetra kamera sigurie, por nuk u njoftua kurrë zyrtarisht nga Policia. Lajmi u bë me dije 48 orë më pas, pasi familja vendosi të dhuronte organet e të riut që kishte pësuar vdekje klinike. 
Featured image of article: Shoferi i Dora Bakoyannis aksidenton për vdekje të riun! Si u fsheh nga Policia ngjarja që ndodhi jashtë Parlamentit, gjithçka u zbulua pasi familja vendosi të dhuronte organet Dora Bakoyannis

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë! Shoqëruesi i ish-kryediplomates greke, Dora Bakoyannis është përfshirë në një aksident, duke i marrë jetën një motoçiklisti. Ngjarja ka bërë bujë në shtetin fqinjë pasi nuk u raportua për 2 ditë nga Policia, edhe pse 23-vjeçari ndërroi jetë shumë pak metra larg Parlamentit.

Sipas mediave greke, dëshmitarëve okularë kanë treguar se i riu ishte futur me dritë jeshilë në rrugë, kur ishte goditur nga pas me makinën e përdorur nga shoqëruesi i Bakoyannis, i cili i kishte rënë për shkurt në mënyrë që të futej në Kuvend. E gjitha u filmua nga dhjetra kamera sigurie, por nuk u njoftua kurrë zyrtarisht nga Policia. Lajmi u bë me dije 48 orë më pas, pasi familja vendosi të dhuronte organet e të riut që kishte pësuar vdekje klinike.

Më herët sot, Drejtoria e Policisë Rrugore në Atikë njoftoi se ishte urdhëruar një hetim administrativ për efektivin që ndodhej në vendngjarje, ndërsa një reagim nuk ka munguar as nga vetë ish-ministrja. Në një postim në Facebook, ajo u shpreh se ndjehej e shkatërruar dhe se kishte besim që e gjithë ngjarja do të zbardhej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të Premten në mesditë, ndërsa isha në Parlament. Jam thellësisht e shkatërruar. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen e të riutfatkeq. I kontaktova ata për t’u shprehur mbështetjen time dhe për t’i siguruar që çështja do të hetohet dhe përgjegjësi do të dënohet,”-shkruan ajo.

Sipas burimeve të policisë greke, shoferi i makinës zyrtare që u përfshi në aksident jashtë parlamentit, të premten pasdite, nuk u arrestua sepse aksidenti nuk rezultoi fatal dhe ai nuk u largua po qëndroi në vendin e ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment