Aktualitet

‘Shoferët problematikë’/ Policia prangos 4, nën hetim dy të tjerë. Pranga edhe një 37-vjeçar, theu urdhërin për ‘arrest shtëpie’, doli e vodhi një motor

Një 37-vjeçar me iniciale I.B., nga Durrësi është arrestuar pavarësisht pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke vjedhur një motor. Ndërsa një tjetër 31-vjeçar me iniciale N.V., nga Tirana është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. 
Featured image of article: ‘Shoferët problematikë’/ Policia prangos 4, nën hetim dy të tjerë. Pranga edhe një 37-vjeçar, theu urdhërin për ‘arrest shtëpie’, doli e vodhi një motor Foto ilustruese

TIRANË– Policia e Shtetit ka qënë në aksion edhe këtë fundjavë. Katër persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim. Një 37-vjeçar me iniciale I.B., nga Durrësi është arrestuar pavarësisht pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke vjedhur një motor. Ndërsa një tjetër 31-vjeçar me iniciale N.V., nga Tirana është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. 

Nuk kanë munguar ndëshkimet as për shoferët. 35-vjeçari M.M. dhe A. Th., 48 vjeç, janë ndaluar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

Nën hetim janë marrë dy persona të tjerë të cilët kanë shkaktuar aksidente. 24-vjeçari F. N., 24 vjeç, ka aksidentuar një të mitur që ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 31-vjeçari F. V., 31 vjeç ka aksidentuar një këmbësor. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 4 shtetas, si edhe janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më datë 24.05.2020, rreth orës 20:00, ka vjedhur motorrin e shtetasit O. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit N. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• M. M., 35 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l;

•A. Th., 48 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;

Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor filloi procedimi penal për shtetasit:

•F. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale I. Z., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•F. V., 31 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia” Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin B. L., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment