
MALI I ZI- Gjykata e Lartë e Podgoricës ka urdhëruar masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë për shoferin 40-vjeçar të kamionit ku u gjetën 2.6 ton kanabis. Elvis Çalik akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se Ervis Çalliku, 40 vjeç është pikërisht një nga aksionerët e kompanisë “Joel Trans”, me kamionët e të cilës është bërë edhe transporti i lëndës narkotike. Çalliku është bashkëaksioner me Shkëlqim Kojkun, gjithashtu biznesmen që operon në Durrës.
Droga u kap mbrëmjen e së martës, teksa ishte fshehur brenda një kamioni që ishte mbushur me fruta-perime. Kamioni kaloi ka asnjë problem në pikën kufitare të Kapshticës dhe më pas në Han të Hotit, por ishte pala malazeze ajo që kërkoi hapjen e tij duke gjetur edhe 2.6 ton kanabis. Në flagrancë u prangos shoferi 40-vjeçar i kamionit, Ervis Çalik.
(k.m/dosja.al)