Politike

“Shmangni incidentet, regjistroni çdo gjë me celular”/ Tedi Blushi: Të hënën do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi, hajdeni me mimoza (VD)

Blushi shprehet se ky manifestim nuk do të bëhet për të dhunuar institucionet,  por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese.
Featured image of article: “Shmangni incidentet, regjistroni çdo gjë me celular”/ Tedi Blushi: Të hënën do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi, hajdeni me mimoza (VD) Tedi Blushi

Tiranë- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka publikuar detaje nga organizimi i manifestimit të 2 marsit. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  Blushi thekson se për mbarëvajtjen e manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi. Ai shprehet se ky manifestim nuk do të bëhet për të dhunuar institucionet,  por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave  kushtetuese.

“Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.“, shkruan Blushi.

Reagimi: 

Të dashur qytetarë, Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur. Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura. Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni: Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga
Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi
Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani
Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

[email protected]

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

[email protected]

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI! 🇦🇱

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

Presidenti Ilir Meta prej muajsh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani dhe maxhorancën, pasi i akuzon se po bëjnë grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Pas thirrjes për protestë, Meta ka kallëzuar dhe ministren e Drejtësisë, të cilës i ka kërkuar dhe dorëheqjen. Po ashtu në rrjetën e Metës kanë rënë dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment