Aktualitet

Shmangie milimetrike me pasoja katastrofale

Parashikimi i kohës së saktë të një tërmeti të madh është praktikisht i pamundur. Por studiuesit kanë zbuluar tani, se disa muaj para tërmetesh katastrofike ndodhin lëvizje të çuditshme të tokës.
Featured image of article: Shmangie milimetrike me pasoja katastrofale Thumana pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri

Studiuesit e Qendrës për Studime Sizmiologjike në Pocdam (GFZ) kanë konstatuar së fundi një ngjashmëri interesante lidhur me dy nga tërmetet më të mëdhenj të viteve të fundit. Fjala është për dy tërmete, njëri Japoni tjetri në Kili, të cilët bëjnë pjesë ndër 10 tërmetet më të fuqishëm të matur ndonjëherë.

Tërmeti Tohoku-oki i vitit 2011 në brigjet japoneze me fuqi 9.0 ballë sipas shkallës Richter ishte tërmeti i katërt më i fortë në 100 vitet e fundit. Ai shkaktoi edhe një cunami shkatërrues, prej të cilit vdiqën më shumë se 15.500 vetë dhe u shkatërrua edhe termocentrali Fukushima. Kurse tërmeti i vitit 2010 në brigjet e rajonit Maule në Kili renditet i gjashti në këtë listë. Tani studiuesit e e GFZ-së, së bashku me kolegë nga Kili dhe SHBA, kanë konstatuar ngjashmëri të habitshme mes dy tërmeteve. Disa muajt para tërmetit kanë ndodhur lëvizje dhe zhvendosje të çuditshme dhe të shumëfishta toke – fjala është për lëvizje jashtëzakonisht të ngadalta të pllakës kontinentale.

Spostim i stacioneve satelitorë tokësorë

Një ekip sizmologësh dhe gjeologësh analizuan lëvizjet e stacioneve tokësore të Sistemit Global të Navigimit Satelitor GNSS. Në fakt këto stacione tokësore shërbejnë për të regjistruar sa më saktë që të jetë e mundur pozicionin e satelitëve që rrethojnë tokën në një orbitë eliptike. Por procesi i matjes mund të përdoret si masë reference për pozicionin e stacioneve tokësore, dhe kjo mund të përcaktohet me një saktësi mahnitëse prej disa milimetrash, thotë në një intervistë me Deutsche Wellen gjeofizikanti Jonathan Bedford.

Bedford dhe kolegët e tij vunë re një spostim të stacioneve tokësore në Japoni dhe në Kili për një periudhë pesëvjeçare para dy tërmeteve. Ata vunë re, se pllaka kontinentale në të cilën ndodhen stacionet tokësore kishte pësuar spostim: në rastin e Japonisë gjatë pesë muajve të fundit para tërmetit dhe në rastin e Kilit shtatë muaj para tij.

Pllakat tektonike lëkunden para tërmeteve të mëdhenj

Në kufijtë e pllakave, pra atyre oqeanike dhe atyre kontinentale ndodhin lëvizje dhe pllakat oqeanike rrëshqasin nën pllakat kontinentale, krijojne hendekë nënujorë dhe shkaktojnë lëkundje. Lëvizjet e shkaktuara në kufijtë e pllakave nuk janë shumë të dukshme: ato shkojnë vetëm katër deri tetë milimetra, thotë Bedford. Por ato janë akoma më domethënëse, sepse shpejtësia relative e lëvizjes së vetë pllakave është vetëm disa centimetra në vit dhe zona ku studiuesit e vëzhguan fenomenin ka një shtrihej prej mijëra kilometrash përgjatë kufijve të pllakave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jo të përshtatshme si sistem paralajmërimi i hershëm

Japan Erdbeben und Tsunami bricht in Miyako über die Deiche (dapd)Përmbytje pas tërmetit e cunamit në Japoni, ku si pasojë shpërtheu edhe reaktori atomik në Fukushima, 11 mars 2011

Deri tani sizmologët mund të thonë me siguri se në këtë apo atë rajon të caktuar të botës tërmetet janë më të mundshme që të ndodhin. Po ata nuk mund të thonë saktësisht se, kur do të ndodhin këto tërmete.

Edhe nga lëvizjet e pllakave kontinetale dhe oqeanike që po analizohen tani shpesh është e mundur të parashikohet për shembull, që një shekull pas një tërmeti të rëndë në një rajon, aty do të ndodhë përsëri një tërmet i fortë. Por në fund të fundit tërmeti mund të ndodhë edhe pas 80, 150 ose 200 vjetësh.

Bedford thotë se “Lëvizjet e vëzhguara në studim jo domosdoshmërisht duhet të konsiderohen si sinjalet pararendëse të një tërmeti të madh.” Për këtë nevojiten më shumë hulumtime. Sipas tij njerëzit që banojnë në zona të njohura për tërmete duhet të llogarisin gjithmonë se mund të bien të tillë – madje edhe termete të rënda. “Publiku i gjerë duhet të jetë i përgatitur në çdo kohë,” tha studiuesi i tërmeteve.

Marrë nga DW

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment