Sport

Shkurtoi pagat e lojtarëve për ti blerë bashkëshortes makinë 140 mijë paund, te skuadra angleze acarohen me shefin ekzekutiv

Shefi ekzekutiv i klubit të Bournemouth i ka blerë bashkëshortes një makinë Bentley me vlerë 140 mijë paund dhe me targa të personalizuar që ishte tema e ditës në dhomën e zhveshjes
Featured image of article: Shkurtoi pagat e lojtarëve për ti blerë bashkëshortes makinë 140 mijë paund, te skuadra angleze acarohen me shefin ekzekutiv Alesya Blake

ANGLI-Sezonin e kaluar skuadra e Bournemouth ra nga Premier League angleze vetëm javën e fundit dhe distanca me skuadrën e Aston Villës që shpëtoi ishte vetëm 1 pikë distancë. Ekipi nga jugu i Anglisë është i gatshëm të rikthehet edhe një herë në elitën e futbollit,por situata ekonomike shkaktuar nga koronavirusi ka prekur skuadrën duke shkaktuar një krizë të madhe financiare.

Këtë sezon, lojtarët dhe të gjithë punonjësit e klubit i është shkurtuar paga,ndërsa së fundmi janë  befasuar nga dhurata që Neill Blake mendoi t’i bënte gruas së tij për Krishtlindje.Shefi ekzekutiv i klubit i ka blerë bashkëshortes një makinë Bentley me vlerë 140 mijë paund dhe me targa të personalizuar që ishte tema e ditës në dhomën e zhveshjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që bashkëshortja e tij Alesya Blake vendosi ta postojë makinën në rrjetin social, por që hasi në zemërimin e të gjithë stafit të Bournemouth.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment