LIVE UPDATES
Bota

Shkupi me shpresa të zbehura për bisedimet me BE-në

15 Maj 2021, 21:10 Nga DOSJA
Shkupi me shpresa të zbehura për bisedimet me BE-në

Bullgaria duhet të heqë veton dhe t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pasi çdo ditë e humbur nënkupton humbje të shpresës së qytetarëve, të cilët ende besojnë se do të kenë jetë më të mirë, pikërisht për shkak të anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thotë ish-diplomati, Lupço Arsovski.

Ai thotë se heqja e vetos nuk do të ishte humbje për Sofjen, pasi ajo do të ketë edhe mundësi të shumta për bllokim të anëtarësimit nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje deri në anëtarësimin e plotë, apo nëse Shkupi devijon nga marrëveshja eventuale mes dy vendeve.

“Mendoj se është e nevojshme që bisedimet e anëtarësimit të nisin, ndërsa komisioni i përzier, me ndihmën e ekspertëve, të vazhdojnë punën në aspektin shkencor. Bullgaria duhet ta ketë të qartë se nuk mundet në pafundësi të kushtëzojë, sikur që edhe ne nuk do të mundemi në vazhdimësi të lëshojmë pe dhe të kthehemi pas apo të përkeqësojmë dhe më shumë pozicionin tonë”, thotë Arsovski.

Por, Bullgaria mbetet në qëndrimin e saj për mosheqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut edhe pas zgjedhjes së qeverisë së re të përkohshme, e cila fokusin kryesor do ta ketë tek organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen më 11 korrik.

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Stefan Stojev, ka thënë se qëndrimi i Sofjes është miratuar me konsensus nga të gjitha forcat politike në Parlamentin bullgar dhe se qeveria e përkohshme nuk ka asnjë autoritet për ta ndryshuar atë pozicion-kornizë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, para zgjedhjes që qeverisë së re bullgare, kishte deklaruar se pret sinjale pozitive për një zhbllokim të mundshëm deri në qershor, por duke përjashtuar çdo mundësi që me Sofjen të bisedohet për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, që janë kërkesat kryesore të palës bullgare.

Ish-diplomati Muhamed Halili, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pa marrëveshje politike me Sofjen, asnjëherë nuk do të mund të ketë zhbllokim të procesit negociues. Ai thotë se në rast të mungesës së kapacitetit për bisedime, atëherë duhet parë dhe mundësinë e një ndërmjetësimi të jashtëm.

“Nuk mund të ketë negociata pa u marr vesh me bullgarët dhe çështja se si do të merren vesh me bullgarët është punë e dy qeverive. Në qoftë se nuk kapacitet të merren vesh, atëherë mund të ketë ndërmjetësim nga jashtë dhe ne e dëgjuam një deklaratë të ministrit të Jashtëm gjerman (Heiko Maas) se janë të gatshëm për këtë nëse kërkohet që të ndërmjetësojnë. Pra, ky kontesti nuk është punë deklaratash, por për përmbushje të kritereve që dikush i kërkon dhe është në pozitë të vendosë veto për këto kërkesa”, thotë Halili.

Dy vendet më 2 gusht të vitit 2017 kishin arritur një Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe për të zbatuar dispozitat e saj, kishin formuar dhe komisione për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me të kaluarën historike. Por, deri më tani, puna e këtij komisioni nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret.

Mire Mlladenovski, historian, thotë se mosmarrëveshjen duhet të zgjidhen bazuar në dëshirën e dy shteteve për fqinjësi të mirë dhe raporte të mira ndërshtetërore. Ai nuk beson se ndonjë ndërhyrje nga jashtë mund të rezultojë me sukses, siç përmendet ndërmjetësimi i Gjermanisë apo i ndonjë shteti tjetër.

“Vlerësoj se sikur ketë ndonjë angazhim të jashtëm procesi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes vetëm se mund të stërgjatet, pasi ne jemi dëshmitarë në rastin me Greqinë. Kishim bisedime që zgjatën gati 30 vjet, ndërhyrje të shumta nga jashtë dhe asgjë nuk u bë. Problemi u zgjidh nën presionin e kohës dhe të fqinjit tonë jugor. Tani kemi të njëjtën situatë dhe nëse nuk kemi mësuar nga e kaluara, ne nuk do të lëvizim nga ky pozicion”, thotë Mlladenovski. Bullgaria në nëntor të vitit 2020 bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar atë me arritjen e marrëveshjes lidhur me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti kanë “rrënjë bullgare”.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni integrimi i maqedonise ne be integrimi i maqedonise ne be

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën