Rajoni

Shkup/ Katica Janeva letër të re nga burgu, aktivizon dorëheqjen e 15 korrikut

Katica Janeva, ka dërguar një letër të re nga burgu në Shkup përmes të cilës ka konfirmuar dorëheqjen e saj, por që nuk është marrë parasysh nga Këshilli i Prokurorëve për shkak të vonesës.
Featured image of article: Shkup/ Katica Janeva letër të re nga burgu, aktivizon dorëheqjen e 15 korrikut Katica Janeva

SHKUP- Kryeprokurorja speciale Katica Janeva, ditën e djeshme ka njoftuar nga burgu i Shkupit me një tjetër letër Këshillin e Prokurorëve Publik, ku deklaron se e aktivizon dorëheqjen e kushtëzuar.

Dorëheqje e cila u dërgua nga vetë ajo më datë 15 korrik.

Sipas burimive mësohet se Këshilli i Prokurorëve nuk e ka pranuar akoma zyrtarisht letrën e Janevës në të cilën ajo konfirmon dorëheqjen, vetëm për faktin se letra është dërguar me vonesë.

Janeva e ka shkruar me dorë dorëheqjen e saj ditën e djeshme, kohë e cila përkon me të njëjtën ditë kur Komisioni për Zgjedhje dhe Emërimeve votoi për shkarkimin e saj.

A.C/Dosja.al

Shto Koment