Rajoni

‘Shkundi’ parlamentin grek me fjalimin e fortë për shqiptarët, vdes në moshën 98-vjeçare ish-deputeti

VIDEO
Manolis Glezos njihej për qendrimet e tij liberale ndaj emigrantëve dhe fqinjëve të Greqisë. Madje pesë vite më parë, Glezos ka tronditur Parlamentin grek kur foli për shqiptarët. Me tone të forta, ai tha se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas, madje përfshiu edhe kreun e Parlamentit grek.
Featured image of article: ‘Shkundi’ parlamentin grek me fjalimin e fortë për shqiptarët, vdes në moshën 98-vjeçare ish-deputeti Manolis Glezos
Përditësuar:

GREQI– Ish-deputeti grek Manolis Glezos ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije mediat lokale, teksa shkruajnë se ish-deputeti ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë e një ataku kardiak.

Manolis Glezos njihej për qendrimet e tij liberale ndaj emigrantëve dhe fqinjëve të Greqisë. Madje pesë vite më parë, Glezos ka tronditur Parlamentin grek kur foli për shqiptarët. Me tone të forta, ai tha se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas, madje përfshiu edhe kreun e Parlamentit grek.

Fjalimi i pesë viteve:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Ne jemi fqinj me shqiptarët, gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo,”- u shpreh ai ndër të tjera në fjalimin që u dha bujë shëiptarëve në Parlamentin grek.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment