Aktualitet

‘Shkundet’ vendi/ 150 persona përfundojnë në spital pas tërmetit, gjymtyrë të thyera

Deri më tani në spitalin e Traumës po marrin shërbime 75 qytetarë, të cilët kanë marrë kryesisht me fraktura në gjymtyrë si pasojë e tërmetit të fortë që tronditi vendin orët e para të mëngjesit të sotëm.
Featured image of article: ‘Shkundet’ vendi/ 150 persona përfundojnë në spital pas tërmetit, gjymtyrë të thyera Foto ilustruese

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrerliu ka qënë në spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën në Spitalin e Traumës. Ajo u shpreh se gjithsej 150 persona po marrin trajtim në spital deri më tani, në Tiranë dhe në Durrës dhe Krujë.

Deri më tani në spitalin e Traumës po marrin shërbime 75 qytetarë, të cilët kanë marrë kryesisht me fraktura në gjymtyrë si pasojë e tërmetit të fortë që tronditi vendin orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(k.m/dosja.la)

Shto Koment