Aktualitet

Shkumbini i ndotur, fshatrat shkarkojnë mbetjet direkt në lumë në prag të pranverës

Tonelata qesesh mbushin brigjet e lumit Shkumbin këtë prag pranvere, ndërsa miliona të tilla janë të depozituara tashmë në det. Por, nisur nga fakti që shumica e bashkive në qarkun e Elbasanit mbetjet i derdhin në incinerator, kjo gjendje krijohet nga fshatrat ku mbetjet, në shumicën e rasteve, nuk grumbullohen, por derdhen nëpër përrenj e si pasojë në lumë.
Featured image of article: Shkumbini i ndotur, fshatrat shkarkojnë mbetjet direkt në lumë në prag të pranverës Foto Ilustruese

ELBASAN– Mbarimi i sezonit të shirave dhe ulja e nivelit të lumenjve duket se edhe për shumë vite të tjera do të sjellë këtë pasqyrë të mjedisit në Shqipëri.

Tonelata qesesh mbushin brigjet e lumit Shkumbin këtë prag pranvere, ndërsa miliona të tilla janë të depozituara tashmë në det. Por, nisur nga fakti që shumica e bashkive në qarkun e Elbasanit mbetjet i derdhin në incinerator, kjo gjendje krijohet nga fshatrat ku mbetjet, në shumicën e rasteve, nuk grumbullohen, por derdhen nëpër përrenj e si pasojë në lumë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

As aksionet e ministrisë së mjedisit dhe as ligji për qeset nuk kanë funksionuar. Situata sa vjen e bëhet më problematike, ndërkohë që Shqipëria po kthehet në një kazan të madh mbetjesh urbane.

Marrë nga Top-channel

Shto Koment