Aktualitet

Shkullaku-Pezës: Je ekspert i lekëve por të kam pasur vartës, ta dija rrogën (DEBATI)

Mes Alfred Pezës dhe Armand Shkullakut ka pasur një debat mbrëmë në "Opinion". Shkullaku është shprehur ndaj Pezës se tashmë është bërë ekspert lekësh por i ka theksuar se e ka pasur vartës dhe ia dinte rrogën. Peza është shprehur se të ardhurat i ka të deklaruara.
Featured image of article: Shkullaku-Pezës: Je ekspert i lekëve por të kam pasur vartës, ta dija rrogën (DEBATI) Alfred Peza dhe Armand Shkullaku
Përditësuar:

Tiranë- Një përplasje ka ndodhur dje në emisionin “Opinion të Blendi Fevziut, mes Alfred Pezës dhe Armand Shkullakut.

Në një moment Shkullaku është shprehur ndaj Pezës se tashmë është bërë edhe ekspert i lekëve. Peza ka ndërhyrë menjëherë edhe ka thënë që lekët i ka të deklaruara dhe theksoi se Shkullaku është ekspert vilash.

Debati ka vijuar më tej ku Shkullaku është shprehur ndaj Pezës se ia dinte  të ardhurat se e ka pasur vartës, duke i theksuar kështu se të ardhurat e gazetarit janë të dyshimta. 

DEBATI:

Shkullaku: Fitoret më të mëdhaja kjo opozitë kur i ka pasur ku ka qenë jashtë parlamentit. E mbani mend bojkotin e gjatë të dekriminalizimit. Nuk bëhet dekriminalizmi. Nuk ikin banditët e Rilindjes nëse bojkoti…

Peza: Është tjetër gjë bojkoti është tjetër gjë dalja nga sistemi.

Shkullaku: Mos më ndërprit tani, s’je me Gazin mor burrë. Se ekspert imobiliare dole, unë të dija ekspert financash. 

Peza: Edhe ti ekspert vilash dole, ekspert i çadrave të PD-së dole.

Shkullaku: I çadrave të PD-së, i çadrave të PD-së, por jo i lekëve të bankave. Unë i kam të deklaruar lekët.

Peza: Edhe unë të deklaruara i kam.

Shkullaku: Jo nuk i ke Mand, të kam pasur vartës gjithë kohës, e kam ditur sa e ke pasur rrogën.

Peza: Edhe unë të kam pasur vartës.

Shkullaku: Vartës jo, s’ka pasur shans në botë, të ish vartësi jot do kisha përfunduar te Rilindja. 

Peza: Kemi qenë paralel.

Video marrë nga “Opinion”

J.V/Dosja.al 

 

Shto Koment