LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkulja e kalldrëmit në Gjirokastër dhe Neroni, Shameti: Çfarë artisti i madh po vdes!

12 Mars 2019, 19:45 Nga DOSJA
Shkulja e kalldrëmit në Gjirokastër dhe Neroni, Shameti:

GJIROKASTËR- Pas publikimit nga Dosja.al të lajmit për shkuljen e kalldrëmit karakteristik të Gjirokastrës, në zonën e njohur si “Qafa e Pazarit”, (Lexo këtu) reagimet kanë qenë të shumëta.

Gazetari Sokol Shameti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon një pjesëz nga historia e perandorit romak Neron, ku shprehet se për nga marrëzia dhe deliri i madhështisë e tejkalon ndoshta vetëm Kaligula, ka ironizuar me situatën në vend.

Ndërsa parashtron situatën në të cilën jetonte Neroni dhe bëmat e tij për të kënaqur egon e vet, Shameti shprehet se në fund “Senati synoi t’i japë fund marrëzisë duke e dënuar me vdekje për tradhti të lartë, por perandori nuk deshi t’ua japë këtë kënaqësi dhe kreu vetëvrasje”.

Sipas tij, “Fjalët e fundit që tha para vetëvrasjes ishin: “Qualis artifex pereo” (Çfarë artisti i madh po vdes)”, ndërsa i bashkëngjit postimit të tij kalldrëmin e “Qafës së Pazarit” në Gjirokastër.

Postimi i plotë:

ÇFARE ARTISTI I MADH PO VDES

Do të flasim sot për Neronin, perandorin romak, të cilin për nga marrëzia dhe deliri i madhështisë e tejkalon ndoshta vetëm Kaligula.

Mizoria, sadizmi, ekstravaganca dhe perversiteti seksual ishin tema dominuese përgjatë 14 viteve të sundimit të Neronit.

Djegia e Romës prej tij, thjesht për qejf, për të përjetësuar emrin në histori është fabula më e njohur ndër bëmat e psikopatit që e njohu pushtetin qysh në moshën 16 vjeçare.

Biografët e shpjegojnë këtë akt prej piromani, i cili shkaktoi djegien e plotë ose të pjesshme të dhjetë prej katërmbëdhjetë distrikteve të Romës, me zilinë e Neronit ndaj mbretit të lashtë trojan, Priamit. Historiani romak Seutonius dëshmon se ndërsa Roma digjej, Neroni këndonte “Fati i Iliumit”, një rapsodi epike që i thurte lavde rrënimit të Trojës nga grekët.

Disa të tjerë e lidhin aktin barbar, me planin për t’i hapur vend një ndërtimi madhështor të quajtur Shtëpia e artë (Domus area), ku do të ngrihej edhe një monument gjigant, rreth 30 metra i lartë, i vetë Neronit.

Megjithatë, djegia e Romës nuk është e vetmja gjëmë marroke që Neroni la në histori. Pesëvjeçari i tij i parë qeverisës ishte shembullor (nën tutelën e mençur të nënës së tij). Fjalimin e parë të Neronit para Senatit thuhet se e shkroi këshilltari i tij, Seneka. Aty Neroni zotohej t’i jepte fund keqqeverisjes së trashëguar nga paraardhësit, të zhdukte korrupsionin dhe të reformonte drejtësinë.

Mirëpo menjëherë më pas erdhi shkulmi i çmendurisë së Neronit. Fillimisht vrau të jëmën vetëm sepse po e pengonte të ndahej nga gruaja dhe të lidhej me një shërbëtore.

Më pas vijuan ekzekutimet e këshilltarëve dhe anëtarëve të farefisit. Gjyqet për tradhti u bënë të rregullta. Në një prej tyre u dënua me vdekje edhe poeti Lukan. Edhe vetë Seneka u detyrua të kryejë vetëvrasje. Në fund fare erdhi martesa e Neronit me Pitagorën, një qytetar i lirë, në një dasëm publike ku vellon e nuses e mbante mbi krye vetë perandori.

Thuhet se Neroni improvizonte fushata ushtarake të paqëllimta dhe shkatërrimtare për ushtrinë, thjesht për të kënaqur egon e tij prej strategu të madh.

Në fund Senati synoi t’i japë fund marrëzisë duke e dënuar me vdekje për tradhti të lartë, por perandori nuk deshi t’ua japë këtë kënaqësi dhe kreu vetëvrasje. Gjithsesi edhe në këtë akt ai la gjurmën e vet prej të çmenduri kur e detyroi njërin nga shoqëruesit të kryejë vetëvrasje para tij, thjesht për të krijuar një ide sesi do të ishte.

Fjalët e fundit që tha para vetëvrasjes ishin: “Qualis artifex pereo” (Çfarë artisti i madh po vdes).

Qyteti i Kadaresë, u bë pjesë e UNESCO për vlerat e rralla që ka qyteti i vjetër dhe ishte një shembull i qyteteve tregtare të stilit otoman. Por ndërhyrja e fundit, ku pllakat po shkulen pa kriter dhe në një mënyrë që po i dëmton ato, duket se po dëmton dhe trashëgiminë kulturore të këtij qyteti.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kalldremi ne gjirokaster neroni qfa e pazarit sokol shameti kalldremi ne gjirokaster neroni qfa e pazarit sokol shameti

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni