Aktualitet

Shkuan për të vizituar të plagosurin por i pritën me “Shqiponjat”/ MOMENTI kur shoqërohen dy persona tek Trauma, po dëshmojë për ngjarjen e Mamurrasit

FOTO
Deri më tani të shoqëruar janë Alfred Prenga dhe Gjon Fufi, të dy u kapën teksa shkuan në spitalin e Traumës.
Featured image of article: Shkuan për të vizituar të plagosurin por i pritën me “Shqiponjat”/ MOMENTI kur shoqërohen dy persona tek Trauma, po dëshmojë për ngjarjen e Mamurrasit Pamje nga QSUT

TIRANË– Përplasja me armë zjarri e ndodhur pasditen e sotme në Mamurras ka dërguar në Komisariat dy persona. Deri më tani të shoqëruar janë Alfred Prenga dhe Gjon Fufi, të dy u kapën teksa shkuan në spitalin e Traumës.

Gjon Fufi është vëllai i Nikoll Fufit (Vorfit), i cili po ashtu ka mbetur i plagosur, megjithatë është jashtë rrezikut për jetën. Dosja.al ka siguruar disa foto nga momenti kur efektivët e “Shqiponjave” i fusin në makinë për t’i dërguar në Komisariat. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


LAJMI KRYESOR: “Far West” në Mamurras! Plagosen dy efektivët e Patrullës, Policia: Kolegu nxorri armën dhe qëlloi, plumbi kap dhe të afërmin e ish-deputetit Mhill Fufi. 2 të shoqëruar

(k.m/dosja.al)

Shto Koment