AktualitetShowbiz

Shkuan për të festuar por u gjobitën! Kush janë VIP-at që u ndëshkuan me nga 3 mijë lekë në ditëlindjen e Bes Kallakut. Mes tyre Meta, Kryemadhi, këngëtarë dhe aktorë

FOTO
35 vjetori i Bes Kallakut bëri bashkë emra shumë të njohur të politikës, muzikës dhe artit.
Featured image of article: Shkuan për të festuar por u gjobitën! Kush janë VIP-at që u ndëshkuan me nga 3 mijë lekë në ditëlindjen e Bes Kallakut. Mes tyre Meta, Kryemadhi, këngëtarë dhe aktorë Ditelindja e Besit

TIRANË– Të gjithë personat që ishin pjesë e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku të organizuar dy ditë më parë janë gjobitur nga policia e shtetit.

35 vjetori i aktorit bëri bashkë emra shumë të njohur të politikës, muzikës dhe artit. Mes tyre ishte dhe  Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi të cilët janë miq shumë të mirë të Kallakut dhe nuk munguan dhe në përvjetorin e tij që këtë vit rezultoi me pasoja.

Pjesë e këtij festimi ishin këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, pjesë e grupit Three Dots, të cilët në kohë virusi ndezën atmosferën me këngët e tyre. Olsi Bylyku dhe e dashura e tij moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, kryebashkiaku i Kolonjës njëkohësisht aktori Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin Petrela të gjithë këta të cilët morën gjobën prej 3 mijë lekësh.

Xhensila Myrtezaj së bashku me prindërit dhe të afërmit e çiftit gjithashu ishin pjesmarrës.

Gjithashtu është gjobitur me 1.000.000 lekë administratori i lokalit si dhe janë pezulluar nga puna edhe 6 policisë.

Të pranishmit festuan sikur s’ka ndodhur asgjë pa asnjë lloj distance me njëri-tjetrin, duke shkelur çdolloj rregulli. Kjo do të jetë gjoba e tretë për Kryemadhin, e cila ka kundërshtuar vendosjen e maskës mbrojtëse edhe pse kohet e fundit është shfaqur me të në publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment