Aktualitet

Makina merr flakë në ecje, shkrumbohet mjeti në Llogara, shpëton shoferi

FOTO
Shkrumbohet makina në Llogara. Mësohet se një makinë ka marrë flakë në ecje në Llogara. Fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar shoferi.
Featured image of article: Makina merr flakë në ecje, shkrumbohet mjeti në Llogara, shpëton shoferi Makina në flakë

VLORË– Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka marrë flakët një automjet në Llogara. Mësohet se mjeti ishte në ecje në momentin që u përfshri nga flakët. Dyshohet se shkak i flakëve mund të jetë një defekt në motorin e makinës.

Fatmirësisht nuk është lënduar shoferi. Ky i fundit ka mundur të dalë menjëherë nga mjeti i tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq makina është djegur plotësisht. Policia ndodhet në vendin  e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment