Aktualitet

Shkrumbohen nga flakët 3 makina në Tiranë, morën zjarr njëra pas tjetrës, Policia nis hetimet

Dyshohet se njërës makinë i është vënë zjarri qëllimisht dhe dy të tjerat kanë marrë flakë pas saj, pasi kanë qënë prakuar pranë njëra-tjetrës.
Featured image of article: Shkrumbohen nga flakët 3 makina në Tiranë, morën zjarr njëra pas tjetrës, Policia nis hetimet Foto ilustruese

TIRANË-  Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë djegur 3 automjete në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Dyshohet se njërës makinë i është vënë zjarri qëllimisht dhe dy të tjerat kanë marrë flakë pas saj, pasi kanë qënë prakuar pranë njëra-tjetrës.

Policia ka bërë me dije vetëm incialet e pronarëve të tyre, të cilët janë indetifikuar si: SH.K., R.K., dhe A.M. Ndërkohë kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me shkakun e zjarrvënies. 

NJOFTIMI:

Tiranë/Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 06.04.2020, rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”, ka rënë zjarr tek 3 mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M . Nga Sherbimet e zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit , ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment