Dikur

Shkrimi në 1908: Çerçiz Topulli ka përgatitur organizimin revolucionar në të gjithë Shqipërinë me qëllim shpalljen e pavarësisë

Sapo të fillojë revolucioni në Maqedoni dhe të shpallet lufta, Shqipëria do të shpallë pavarësinë e saj.
Featured image of article: Shkrimi në 1908: Çerçiz Topulli ka përgatitur organizimin revolucionar në të gjithë Shqipërinë me qëllim shpalljen e pavarësisë Çerçiz Topulli

FRANCË- “La Petite République” ka botuar, të hënën e 20 korrikut 1908, në faqen n°3, shkrimin e gazetës vjeneze “Reichspost” në lidhje me lëvizjet e patriotit dhe luftëtarit të njohur shqiptar Çerçiz Topullit, me qëllim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Përgatitjet për pavarësi në Shqipëri

Shkrimi në median e kohës

(Shkresë nga korrespondenti ynë i veçantë)

Vjenë, 19 korrik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reichspost (gazetë vjeneze) mori një telegram nga Shkodra ku thuhej se shefi shqiptar Topulis (Çerçiz Topulli), i cili bëri një udhëtim në Itali muajin e kaluar dhe mori subvencione financiare të konsiderueshme nga komitetet shqiptare, ka përgatitur organizimin revolucionar në të gjithë Shqipërinë.

Sapo të fillojë revolucioni në Maqedoni dhe të shpallet lufta, Shqipëria do të shpallë pavarësinë e saj. Një kuvend do të mblidhet në një qytet në bregdet për të pasur kështu mbrojtjen e anijeve luftarake të huaja nëse është e nevojshme.

(Marrë nga Darsiani)

Shto Koment