Sport

“Shkoni e merreni titullin me Ballshin”, Erion Braçe “pickon” Tiranën pas barazimit në derbi: E mbani mend? Ju kurrë si ne!

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, zëvendës kryeministri i Shqipërisë që është njëkohësisht edhe mbështetësi i flaktë i Partizanit, ka thumbuar Tiranën
Featured image of article: “Shkoni e merreni titullin me Ballshin”, Erion Braçe “pickon” Tiranën pas barazimit në derbi: E mbani mend? Ju kurrë si ne! Erion Braçe

TIRANË-Erion Braçe ka reaguar menjëherë pas derbit të mbyllur mes Partizanit dhe Tiranës në shifrat 1-1. Ndeshje kjo e cila dukej se do të shkonte në favorin e të kuqëve që po fitonin deri në minutat e fundit, por ishte Ernest Muçi që vendosi ekuilibrin përfundimtar.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, zëvendës kryeministri i Shqipërisë që është njëkohësisht edhe mbështetësi i flaktë i Partizanit, ka thumbuar Tiranën. Duke i kujtuar mënyrën sesi e fitoi Partizani titullin në sezonin e vjetshëm, në një përballje derbi që e shpalli kampion, ndërsa bardhebluve i’u risjell në vëmendje edhe ndeshjen ndaj Ballshit:

“Tani ikni dhe merreni titullin atje ku u parapagua basti”. Braçe ka pasur pakënaqësi edhe me Sormanin, duke thënë se nuk e meriton Partizanin pasi nuk kishte frikë nga Koronavirusi, por nga rezultati që do të prodhonte derbi.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

JU NUK DO JENI KURRE SI NE! TANI SHKONI E MERRNI TITULLIN TUAJ ME BALLSHIN, ATY KU PARAPAGOI BASTI JUAJ! A e mbani mend? E morrem titullin duke ju mundur ju, ne shtepine tuaj, me nder e dinjitet, duke u ngjitur shume lart! Ju kurre nuk do arrini kete! As ne fushe, as ne stadiumin tuaj, madje madje as ne statistikat e yllit tuaj, tamam atij qe ju numeron gjate fashizmit, ju shuan pastaj dhe, ju numeron perseri keto 30 vitet e fundit; A jane 100 vite keto? Vec keshtu ju dilni fitues! Si thate? 1 pike sot ishte si 3 pike! Vetem ju numeroni si ne baste! Zgjohuni! Eshte ndryshe! 5 lojtare te semure, te munguar, nje ekip nen shokun e semundjes, por kurre nuk u ankuam, nuk refuzuam, nuk ikem, qendruam, luftuam deri ne fund! #KYESHTEPARTIZANI #KYESHTEKARAKTERI Tani dy fjale me shume; Kurre, po kurre nuk ka ndodhur qe #PARTIZANIN ta braktise kush ne mes te betejes! Kurre! E braktisen tre te huaj qe jane trajtuar ketu, ne kete vend, ne kete shtepi, jo si punetore nen kontrate, por si miq nen zakonin me te mire te shqiptarit-shtepia ime eshte shtepia e mikut! ATA NUK E MERITOJNE ME PARTIZANIN! Nuk iken prej semundjes, nuk braktisen betejen nga frika e infektimit; Kujtohuni, keta e nisen stervitjen ende pa u hapur vendi nga karatina plotesisht. I TREMBI DERBI! I TREMBI REZULTATI I TIJ! Iken pa provuar, pa luftuar, pa besuar tek #PARTIZANI! Ndaj nuk e meritojne #Partizanin, nuk i meritojne keta djem!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment