
GJERMANI– Numri i viktimave nga sulmi i ndodhur në Gjermani një ditë më parë ka shkuar në pesë. Mësohet se mes të vdekurve është edhë një foshnje 9-muajshe. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, në Trier të Gjermanisë.
Një 51-vjeçar gjerman, u fut me makinë mes turmës së njerëzve dhe shkaktoi vdekjen e pesë e personave, ndërsa dhjetë të tjerë i plagosi. Autori është vënë në pranga dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të rëndë në momentin që ka kryer aktin e rëndë.
Ai vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e tronditur për sulmin u shprehu ngushëllimet e thella familjeve të të prekurve.
(f.m/dosja.al)