Bota

Shkon në 997 numri i viktimave në Gjermani nga Covid-19, mbi 81 mijë të infektuar

Po ashtu brenda ditës janë regjistruar 3747 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa totali ka shkuar në 81 728.
Featured image of article: Shkon në 997 numri i viktimave në Gjermani nga Covid-19, mbi 81 mijë të infektuar Foto ilustruese

GJERMANI– Në Gjermani gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 66 viktima nga sëmundja vdekjeprurëse e Covid-19 dhe numri total ka shkuar në 997.

Po ashtu brenda ditës janë regjistruar 3747 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa totali ka shkuar në 81 728.

Në rang global  mbi 50 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa mbi 900 mijë të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4503 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi:IKZ

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment