Bota

Shkon në 92 numri i viktimave nga Covid-19, Turqia pezullon të gjitha fluturimet

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka pezulluar të gjitha fluturimet, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.
Featured image of article: Shkon në 92 numri i viktimave nga Covid-19, Turqia pezullon të gjitha fluturimet

TURQI– Ka shkuar në 92 numri i viktimave në Turqi nga koronavirusi, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 5698 të infektuar.

Turqia është prekur prej javësh nga koronavirusi, por deri më tani me rregullat e forta dhe masat që ka marrë presidenti Donald Trump sërish numri i viktimave ka shkuar në 92 dhe janë infektuar 5698 persona të tjerë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka pezulluar të gjitha fluturimet, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Ndërsa lidhur me qarkullimin nëpër qytete dhe lëvizjen e automjeteve,  Presidenti  Erdogan deklaroi se lëvizjeg brenda qyteteve janë  të mundur pasi qytetarët të kenë marrë leje në polici.

“Nëse i marrim të gjitha këto masa paraprake, me lejen e Allahut besojmë se do ta kapërcejmë këtë çështje. Ne vazhdojmë luftën të vendosur kundër COVID-19, së bashku me popullin tonë, me bindjen se asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se fuqia jonë.”-  u shpreh Erdogan duke i bërë thirrje popullit të qëndrojnë të qetë, dhe mos bëjnë panik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai vazhdoi duke thënë se Turqia ka shumë kompani proodhimi në shumë sektorë në 17 vitet e fundit me ekonominë, prodhimin dhe infrastrukturën e saj në rritje, dhe ajo ishte e gatshme për të luftuar virusin e vetme pa marrë mbështetjen e vendeve të tjera.

“Ndërsa ne jemi në gjendje të prodhojmë produkte të tilla si teste, maska ​​dhe doreza vetë, të cilat kanë një rëndësi thelbësore për të luftuar virusin, ne nuk po përjetojmë asnjë problem në këtë drejtim.”- tha ai.

Duke deklaruar se Turqia ka raportin më të mirë të shtretërve të kujdesit intensiv ndaj popullatës, ai tha se ata po rrisin ende prodhimin e ventilatorëve.

Burimi: trtworld

A.C/Dosja.al

Shto Koment