Aktualitet

Shkon në 72 numri i viktimave, humbin jetën 3 pacientë tek Infektivi/ MSH: Vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese

Shkon në 72 numri i viktimave. Humbin jetën 3 pacientë tek Infektivi. MSH bën me dije se viktimat vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Featured image of article: Shkon në 72 numri i viktimave, humbin jetën 3 pacientë tek Infektivi/ MSH: Vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese Foto nga spitali Infektiv në Tiranë
Përditësuar:

TIRANË- Shkon në 72 numri i viktimave nga COVID-19. Gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një 57-vjeçar nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 76-vjeçar nga Durrësi. MSH bën me dije se viktimat vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.”, njofton ministria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 90 raste të reja me COVID-19.  Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 80 pacientë, mes tyre një foshnjë 2-muajshe. 8 prej tyre janë në terapi intesive dhe 2 të intbuar. Lajm i mirë është se janë shëruar 33 qytetarë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment