Rajoni

Shkon në 7 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, vdes 74-vjeçari nga Gjilani

Sipas njoftimit bëhet me dije se viktima është shtetasi Z.I., 74 vjeç nga komuna e Gjilanit.
Featured image of article: Shkon në 7 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, vdes 74-vjeçari nga Gjilani Foto ilustruese

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka humbur jetën edhe një tjetër person nga koronavirusi ditën e sotme. Numri I viktimave në vend tashmë ka shkuar në 7 . Sipas njoftimit bëhet me dije se viktima është shtetasi Z.I., 74 vjeç nga komuna e Gjilanit.

Por bëhet me dije se viktima vuante edhe nga sëmundje të tjera shëndetësore
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19. Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë numri i të infektuarëve në Kosovë ka shkuar në 125.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment