Rajoni

Shkon në 63 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë

63 persona janë të infektuar me COVID-19 në Kosovë.
Featured image of article: Shkon në 63 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë Foto ilustruese

Kosovë– Shkon në 63 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë dhe deri më tani raportohet vetëm për një viktimë.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73- vjeçe”, thuhet në njoftim e fundit të ministrisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i të prekurve nga Covid-19 në botë ka shkuar në më shumë se 423 mijë, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Kufizimet në të gjithë botën kanë bërë që 2.5 miliardë njerëz të jenë në masa të rrepta sigurie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Vendet më të prekura janë Kina, Italia dhe Spanja. Ndërkohë në Shqipëri deri më tani ka 123 raste dhe 5 prej tyre kanë humbur jetën.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment