Rajoni

Shkon në 59 numri i viktimave në Greqi/ 3 persona ndërrojnë jetë brenda 24 orëve, ja si është gjendja e të prekurve

Në mesin e personave të shtruar në spitale, 92 persona janë në kujdesin intensive, me një moshë mesatare 66 vjeç, ndërsa 11 të tjerë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.
Featured image of article: Shkon në 59 numri i viktimave në Greqi/ 3 persona ndërrojnë jetë brenda 24 orëve, ja si është gjendja e të prekurve Foto Ilustruese

GREQI– Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 3 viktima nga Covid-19 në Greqi duke e çuar në 59 numrin total. Ndërkohë janë konfirmuar edhe 99 raste të reja, duke e çuar bilancin në 1623.

Në mesin e personave të shtruar në spitale, 92 persona janë në kujdesin intensive, me një moshë mesatare 66 vjeç, ndërsa 11 të tjerë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.

Ndërkohë në botë, nbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë

Bueimi: onmed.gr

(A.K.Dosja.al

Shto Koment