Rajoni

Shkon në 50 numri i viktimave në Greqi/ Regjistrohen 101 të infektuar brenda 24-orëve

Mediat greke, kanë raportuar se gjatë orëve të fundit janë regjistruar 101 të infektuar me koronavirus ku numri i përgjithshëm ka shkuar në 1415.
Featured image of article: Shkon në 50 numri i viktimave në Greqi/ Regjistrohen 101 të infektuar brenda 24-orëve Foto ilustruese

GREQI-Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 50 ku gjatë 24-orëve të fundit ka humbur jetën edhe një person tjetër nga Athina. Mediat greke, kanë raportuar se gjatë orëve të fundit janë regjistruar 101 të infektuar me koronavirus ku numri i përgjithshëm ka shkuar në 1415.

Mësohet se viktimat janë 32 burra dhe 14 gra ndërkohë 90 persona janë të shtruar në spital ku ndodhen në kujdesin intensive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar  9053 viktima. Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe 15 viktima.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment