Aktualitet

Shkon në 42 numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri, 2 mjekë të Senatoriumit të infektuar

VIDEO
Shkon në 42 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Mes të infektuarve janë edhe dy mjekët të spitalit "Shfeqet Ndroqi". Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 prej personve të infektuar ndodhen në gjendje të rënduar,  në terapi intensive.
Featured image of article: Shkon në 42 numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri, 2 mjekë të Senatoriumit të infektuar Mira Rakacolli

Tiranë-Shkon në 42 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë  testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Ajo deklaroi se janë infektuar me virusin vdekjeprurës dy mjekë të Senatoriumit të Tiranës. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 prej personve të infektuar ndodhen në gjendje të rënduar, në terapi intensive.

 

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 42 raste: Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 26 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste
Prej tyre: 17 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar. Po zhvillohet një hetim epidemiologjik për këto raste. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve: Ju lutemi të gjithë qytetarëve që paraqiten në spitale dhe familjarëve të tyre: Njoftoni personelin shëndetësor nëse keni udhëtuar jashtë vendit.
Njoftoni personelin shëndetësor nëse keni një familjar ose të afërt që ka udhëtuar jashtë  vendit. Njoftoni nëse keni patur kontakt me persona që kanë udhëtuar apo kanë shenja të sëmundjes. MOS vizitoni të afërmit në spitale sepse shkaktoni rrezik edhe për personelin shëndetësor. Ju lutem bashkëpunoni me mjekët dhe me autoritetet!
SOT ËSHTË DETYRIM që ne të mbrojmë personelin shëndetësor duke treguar ndërgjegje të lartë në raport me të vërtetën, atë që secili prej nesh duhet të bëjë: Shmangni vajtjet direkte në spitale. Telefononi 127 dhe ndiqni këshillat që merrni nga personeli shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 7247 thirrje, prej tyre 4468 me kodin ‘korona’. Dua t’ju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem qëndroni në shtëpi!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

Shto Koment