Rajoni

Shkon në 241 persona numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut, 7 pacientë në gjendje të rëndë

Sipas një njoftimi, bëhet me dije se janë regjistruar 22 raste të reja me të infektuar me coronavrius në Maqedoninë e Veriut.
Featured image of article: Shkon në 241 persona numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut, 7 pacientë në gjendje të rëndë Test për COVID-19

MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veritut ka bërë bilancin për COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas një njoftimi, bëhet me dije se janë regjistruar 22 raste të reja me të infektuar me coronavrius në Maqedoninë e Veriut.

Sipas qyteteve numri i të prekurve ndahet në këtë mënyrë: Shkupi (9), Kumanova (3), Struga (3), Tetova (2), Dibra (2), Prilep (2), Manastiri (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 është 241 persona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga numri total, në Shkup ka 143 të infektuar, Dibër 45, Kumanovë 20, Shtip dhe Prilep 8, Tetovë 4, Ohër, Veles dhe Strugë me nga 3, Kavadar 2, dhe Gostivari dhe Manastiri me nga një. Nga MSH njoftojnë se këtë mëngjes një pacient vdiq në moshën 66 vjeçare nga zona e Strugës. Më tej bëhet me dije se 7 prej të infektuarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment