Aktualitet

Shkon në 212 numri i të prekurve me COVID-19/ Mira Rakacolli: Një i infektuar edhe në Mirditë, 4 pacientë të intubuar

VIDEO
212 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 në vendin tonë, 4 prej të cilëve ndodhen të intubuar. Numri të shëruarve ka shkuar në 40. Ndërkohë harta është zgjeruar, pasi një person rezulton i infektuar në Mirditë.
Featured image of article: Shkon në 212 numri i të prekurve me COVID-19/ Mira Rakacolli: Një i infektuar edhe në Mirditë, 4 pacientë të intubuar Mira Rakacolli

Tiranë- Shkon në 212 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të reja me COVID-19. Rakacolli theksoi se 6 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët, 4 janë të intubuar. Zv.ministrja njoftoi se numri i të shëruarve ka shkuar në 40, pasi në orët e fundit kanë fituar betejën me COVID-19 7 persona, mes tyre dy mjekë të spitalit  “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e virusit është zgjeruar, pasi një person ka rezultuar i infektuar në Mirditë.

Njoftimi:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja, shkon në 212 numri i të prekurve 7 të shëruar në 24 orë mes të cilëve 2 mjekë Mira Rakacolli Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste. Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Kemi 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste
– Durrës 12 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 22 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 5 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.
Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

J.V/Dosja.al

Shto Koment