Aktualitet

Shkon në 182 numri i personave që fituan betejën me COVID-19/ Rama: Lajm i mirë,17 të shëruar!

Numri i personave që janë shëruar ka shkuar në 182. Gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 17 persona të tjerë.
Featured image of article: Shkon në 182 numri i personave që fituan betejën me COVID-19/ Rama: Lajm i mirë,17 të shëruar! Edi Rama

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se edhe 17 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. “Lajm i mirë, 17 të shëruar sot”, shkruan Rama në një postim në Facebook.  Ndërkohë,  numri i personave që janë shëruar ka shkuar në 182.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 409 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 23 të tjerë kanë humbur jetën. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment