Aktualitet

Shkon në 17 numri i të infektuarve në Korçë, preket nga covid-19 punonjësi i Drejtorisë së Kufirit

Shkon në 17 numri i të infektuarve në Korçë. Mësohet se është infektuar edhe një punonjësi i Drejtorisë së Kufirit.
Featured image of article: Shkon në 17 numri i të infektuarve në Korçë, preket nga covid-19 punonjësi i Drejtorisë së Kufirit Foto nga spitali i Korçës

Korçë– Shkon në 17 numri i të infektuarve me COVID-19 në Korçë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është prekur nga COVID-19 shefi i Personelit të Policisë Kufitare. Dyshohet se këtë të fundit e ka infektuar një koleg i tij, i cili rezultoi pak ditë më parë me COVID-19.  Po kështu, është bërë edhe dezinfektimi i ambienteve të këtij institucioni,  por akoma nuk dihen kontaktet e mundshme të personit të infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë numri i të infektuarve ka shkuar në  377 dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 131. Harta e rasteve të reja është zgjeruar  në Tiranë, Shkodër dhe në Has.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment