Rajoni

Tragjedia me autobusin në Maqedoni/ Rëndohet bilanci, 15 të vdekur e 32 të plagosur

Numri i viktimave që humbën jetën në aksidentin Shkup-Tetovë ka shkuar në 15, 37 të plagosur janë shtruar në spital. Qeveria maqedonase ka vendosur 2 ditë zi kombëtare.
Featured image of article: Tragjedia me autobusin në Maqedoni/ Rëndohet bilanci, 15 të vdekur e 32 të plagosur Pamje nga aksidenti tragjik në Maqedoni
Përditësuar:

MAQEDONI- Ka shkuar në 14 numri i viktimave në aksidentin e rëndë në autostradën Shkup-Tetovë. Sipas mediave maqedonase, 37 persona të tjerë kanë mbetur të  plagosur. 

Aksidenti i rëndë ndodhi pasdite e djeshme dhe mendohet se shkak ka qenë çarja e njërës prej gomave të autobusit. (Lexo këtu)

Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase vendosi që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie në Maqedoni.

“Një natë e vështirë, nuk kam fjalë për të shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Bashkë ndajmë dhimbjen. I mobilizuam të gjitha forcat, sonte Qeveria solli vendosi që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie. Intervenimet e të gjitha institucioneve ishin të shpejta, sonte për fat të keq jetën e kanë humbur 14 persona, 7 prej të cilëve në vendngjarje, 7 nëpër spitale ndërsa 37 janë hospitalizuar  ”, deklaroi Zaev.

(K.H^k.m./Dosja.al)

Shto Koment