
GREQI-Kryeministri Kyriakos Mitsotakis është zbuluar duke shkelur rregullat e vendosura anti-Covid. Në mediat greke është publikuar një foto e Mitsotakis teksa ishin me pushime i rrethuar me disa njerëz, duke mos respektuar distancimin social.
Sakaq, në foto duket qartë se askush nuk është duke i respektuar rregullat, e vendosura, pasi nuk kanë maskë dhe janë shumë afër njëri-tjetrit.
Aktualisht në rregullat e vendosura, njerëzve në Greqi iu lejohet të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për të shkuar në punë, për të blerë gjëra të domosdoshme, për t’u vizituar te mjeku ose për t’u takuar afër shtëpisë së tyre dhe në grupe jo më shumë se tre persona. Shkelësit e rregullave gjobiten me 300 euro dhe këtë fundjavë policia vendosi rreth 780,000 euro gjoba për gati 3,000 shkelje.
(k.a/dosja.al)