Bota

Shkon në 50 numri i viktimave në Liban pas shpërthimit të fuqishëm

Të paktën 50 persona kanë vdekur deri më tani në Liban, pas shpërthimit masiv.
Featured image of article: Shkon në 50 numri i viktimave në Liban pas shpërthimit të fuqishëm Pamje nga shpërthimi në Bejrut

LIBAN– Ka shkuar ne 50 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në Liban. Kjo shifër është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan, ndërkohë janë konfirmuar deri më tani 2,750 të plagosur.

Shpërthimi i sotëm në kryeqytetin libanez ishte teje i fortë duke krijuar kaos në të gjithë vendin, ku tashmë spitalet janë tejmbushur me të plagosur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasditen e kësaj të marte kryeqyteti i Libanit, Bejruni është tronditur si shkak i një shpërthimi të fuqishëm në depot e portit, ku mendohet se ndodhet edhe një fabrikë fishekzjarresh. Pasojat duket se janë të mëdha, por deri më tani janë shënuar 50 viktima dhe 2750 të plagosur. Ndërsa nuk është zbuluar akoma shkaku i vërtetë i shpërthimit masiv.  Kryeministri i vendit e ka njoftuar se e mërkura do të jetë ditë zie kombëtare për këtë ngjarje tragjike. Dëshmitarët janë shprehur të shokuar për gjithçka panë sot gjatë shpërthimit.

A.C/Dosja.al

Shto Koment