Bota

Shkon mbi 900 mijë numri i viktimave në botë nga Covid-19, shtohen masat për frenimin e pandemisë në Britaninë e Madhe

  • Prova që Kina gënjeu për koronavirusin/ 84-vjeçari britanik vdiq në fund të janarit, e bija: U infektua para rastit të parë në Wuhan
  • Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 27,753,745 dhe kanë vdekur 902,111mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 19,841,510 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurëës. E siç duket me rritjen ditore të bilancit në shtetet e prekura, Covid-19 do të vijojë të jetë ende një kërcënim për botën.
    Featured image of article: Shkon mbi 900 mijë numri i viktimave në botë nga Covid-19, shtohen masat për frenimin e pandemisë në Britaninë e Madhe Foto ilustruese

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 6,514,376 të infektuar dhe janë shënuar 194,037 vikitma. Gjithashtu COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.
    Edhe në Meskisë situata është shumë shqetësuese, pasi numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 68,484, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 703 pacientë me Covid-19.

    Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 127,517 viktima dhe 4,165,124 milionë të infektuar.
    Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 18.135.

    Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 85,146 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 2  raste të reja, por lajmi i mirë është se në 5 muajt e fundit nuk ka asnjë viktimë.

    Në Hong Kong ka nisur lehtësimi i masave të vendosura më herët nga qeveria për frenimin e koronavirusit. Mediat e huaja kanë raportuar se do të rihapen shumë vendet sportive, pasi numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm. Javën e kaluar janë rihapur palestrat dhe sallonet e masazhit, ndërsa është shtuar orari për restorantet.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,563 viktima dhe në Francë 30,764 , ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 29,594.

    Burimi: TheGuardian

    A.C/Dosja.al

    • 11:45

      I prekur nga Covid-19/ Flet nga spitali Silvio Berlusconi: Është një ferr i vërtetë

      Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi

      Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi i cili është infektuar prej më shuëm se një jave nga virusi Covid-19 ka folur nga spitali San Raffaele në Milano ku po kurohet që që prej datës 3 shtator. Në deklaratën e tij Berluskoni ka bërë me dije se po lufton për të kapërcyer sëmundjen vdekjeprurëse dhe se për të kjo periudhë është një ferr i vërtetë, por mjeku personal i Berluskonit, Luigi Giancrigillo deklaroi se shëndeti i ish-kryeministrit po përmirësohet. Përmes një bisede telefonike me senatorët e partisë së tij, Forza Italia, ai foli për gjendjen e tij shëndetësore duke u shprehur se po kalon një fèrr të vërtetë, dhe megjithatë ka ende shpresë që të shërohet. “Unë jam duke luftuar për të kapërcyer këtë sëmundje, e cila është një ferr i vërtetë, është tmerrësisht e shëmtuar. Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Rafaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale. Unë bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem.”- tha ish-kryeministri italian.

    • 10:45

      Pezullohen përkohësisht provat e vaksinës së Oksfordit, sëmuret një nga pjesëmarrësit

      Foto ilustruese

      Provat klinike të vaksinës kundër COVID-19, nga kompania AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, janë ndalur. Kjo ka ndodhur për shkak se një nga pjesëmarrësit në eksperiment, është sëmurë. Reagimi i tij ndaj vaksinës, ishte negativ, e për këtë arsye “AstraZeneca” tha se për momentin provat janë ndalur. Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford shihet si një konkurrent i fortë midis dhjetëra vaksinash që po zhvillohen në rang global.  Shpresat janë të mëdha se vaksina mund të jetë nga të parat që do të dalë në treg, pas testimit të suksesshëm të fazës së parë dhe të dytë.  “Në prova të mëdha, sëmundjet do të ndodhin rastësisht, por duhet të rishikohen në mënyrë për ta kontrolluar me kujdes.”- u shpreh një zëdhënës i Universitetit të Oksfordit. Kjo është hera e dytë, raporton BBC, që ndalen provat e vaksinës së Oksfordit. Mendohet që ato do të rifillojnë pas disa ditësh. Një ditë më parë 9 kompanitë që janë në garë për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit, u zotuan se do të prodhojnë një vaksinë efektive dhe të sigurtë, pavarësisht presioneve që vijnë nga jashtë, për ta prodhuar atë në kohë rekord.

    • 10:28

      Britania e Madhe vendos rregulla të forta, nuk lejohen më grupime me më shumë se 6 persona në shtëpi

      Foto ilustruese

      Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, ditën e sotme ka njoftuar disa rregulla të reja që ka ndërmarrë qeveria, në lidhje me situatën e koronavirusit. As në shtëpi, nuk do të ketë më grupime njerëzish me më shumë se 6 persona. BBC shkruan se një familje me 5 anëtarë, mund të takojë në të njëjtën shtëpi, vetëm një person tjetër.  Ai thotë se nëse ka një familje ku më shumë se gjashtë njerëz jetojnë së bashku padyshim që ai grup do të lejohet të qëndrojë së bashku.  Pra në asnjë vend, nuk do të ketë më grupime më shumë se 6 persona, vetëm në disa raste shumë specifike, siç janë pagëzimet apo funeralet.  Po kështu në lidhje me testet për koronavirusin ai u shpreh se testimi do të vlejë vetëm për ata që kanë simptoma të koronavirusit dhe jo për të gjithë njerëzit që nuk shfaqin shenja.

    • 09:40

      Kriza e Covid-19/ Qytetarët që kthehen nga 7 ishujt grekë në Britaninë e Madhe duhet të izolohen për 14 ditë

      Grant Shapps

      Pandemia e koronavirusit ka pushtuar prej shumë muajsh Britaninë e Madhe si dhe shumë vende të tjera nëpër botë, por duket se do të kalojnë edhe shumë kohë që ky virus vdekjeprurës të zhduket.  Në Britaninë e Madhe janë vendosur rregulla të forta për frenimin e koronavirusit, ku siç shkruajnë mediat vendase të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Angli nga shtatë ishujt grekë do të duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, rregull që hyn në fuqi prej ditën e sotme, ka thënë Grant Shapps.  Ishujt grekë të prekur janë Kreta, Lesvos, Mykonos, Santorini, Serifos, Tinos dhe Zakynthos (i njohur gjithashtu si Zante). Qeveria thotë se ishujt mund të trajtohen ndryshe nga vendet e tyre kontinentale nëse ndryshojnë normat e infeksionit. Teksa ka folur para deputetëve në Commons, Sekretari i Transportit Z. Shapps tha se qeveria do të përdorte të dhëna më të mira për të përcaktuar rreziqet në ishujt e frekuentuar gjatë kësaj vere.  Ndër të tjera ai ka thënë se kjo do të siguronte “fleksibilitet të shtuar” për t’i shtuar ose hequr ato nga lista e karantinës për Anglinë, të ndryshme nga destinacionet e kontinentit ndërsa normat e infeksionit ndryshojnë. Ai tha se kjo do të “ndihmonte në nxitjen” e industrisë së udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa vazhdonte të mbante të sigurt të gjithë njerëzit që udhëtojnë jashtë vendit.  Sipas zyrtarit britanik qeveria po punon në mënyrë aktive në praktikat e përdorimit të testimit të koronavirusit për të shkurtuar periudhën e karantinës 14-ditore për njerëzit që mbërrinin në Britaninë e Madhe nga vendet me rrezik të lartë.  Testimi i njerëzve gjatë mbërritjes nuk do të funksiononte, tha Z. Shapps, por sipas tij karantina e kombinuar me testimin e Covid-19 ishte më premtuese.  “Zyrtarët e mi tani po punojnë me ekspertë të shëndetit me qëllim të prerjes së periudhës së karantinës pa shtuar rrezikun e infeksionit ose cenimin e kapacitetit tonë të përgjithshëm të testit NHS.”- u shpreh ai. Ai shtoi se nëse dikush nuk ishte në gjendje të bënte karantinë për 14 ditë pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë më mirë të mos udhëtojnë jashtë vendit të tyre.

    Shto Koment