Berisha nxjerr emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD, 'suprizë' Ina Zhupa
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka depozituar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për të...
Foto ilustruese TIRANË- Mbaron mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në takimin e sotëm, i cili ka ni...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Parisit, bashkë me gruan dhe djalin për të parë në stadium ndeshjen e ...
TIRANË– Shkollimi i fëmijëve të një vendi të bekuar për nga kushtet e motit, pasi afro 300 nga (365-366 ditë që ka një vit mbulohet nga dielli, varet nga meteorologët. ‘Truri’ i Shqipërisë ose më saktë një pjesë e atij që nuk e sheh të ardhmen rrugëve të Evropës, rrezikon të mbetet injorant e mjaft i larg bankave të shkollës për shkak të disa ditëve ngrica. Sot, u njoftua nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi se në datat 24, 25 dhe 26 janar shkollat do të jenë mbyllur dhe nuk do të zhvillohet mësimi për shkak të motit të keq e temperaturave të ulëta që pritet të shkojnë deri në -17 gradë celsius. Gjithsesi ky vendim nuk është përfundimtar, pasi ministrja Kushi shkruante se nëse meteorologët që kanë dhënë këtë parashikim moti kanë gabuar, do të anulohet. Pra, alarmojmë një vend të tërë që për tre ditë shkollat do të mbyllen, por nëse parashikimi nuk del, mësimi vijon normalisht. Përgjegjësi? Nuk mban askush.
Nisur nga fakti që një meteorolog shumë i mirë mund të parashikojë motin me rreth 80% saktësisht brenda shtatë ditëve e se sa më pak ditë të jenë për tu parashikuar, aq më shumë rritet saktësia e parashikimit, pyetja e parë që ngrihet është se cili është burimi i këtyre të dhënave për të cilat flet Kushi? Ku do të shkojnë temperaturat deri në -17 gradë celsius? Cilat zona preken, ato malore apo urbane? A ka një klasifikim te shkollave të cilat mund ta bëjnë pushim për tre ditë rresht për shkak të motit teq duke ndarë zonat malore nga ato kur koha që të duhet për të shkuar në shkollë nuk i kalon 20 minuta? Dhe nëse situata qenka vërtetë kaq alarmante përse nuk reagon asnjë prej institucioneve të tjera? Njësoj si nxënësit e shkollave, edhe taksapaguesit që duhet të ngrihen çdo mëngjes për të shkuar në punë duhet t’i dinë këto informacione për të marrë masa. Përderisa temperaturat e ngricat pritet të jenë aq të rrezikshme saqë nxënësit duhet të mbyllen në shtëpi, nuk ka pse të bëjë përjashtim pjesa tjetër e qytetarëve.
Duke e marrë për të mirëqenë faktin se një mot i tillë na pret javën që vjen, na lindin të tjera pyetje. Kjo nuk ka qenë dhe nuk do të jetë hera e parë apo e fundit që ngricat e i ftohti polar pushtojnë vendin, por a mund ta rrezikojmë dijen e të ardhmen e fëmijëve që rrjedhimisht janë edhe e ardhmja e Shqipërisë për shkak të motit të ftohtë? Po të bëjmë një krahasim me vendet e tjera, vihet re se fëmijët shkojnë në shkollë në qytetin më të ftohtë në botë, në Yakutsk të Rusisë edhe kur termometri shënon -48 gradë celsius. Madje rrjeti mbushet me fëmijë që luajnë me topa dëbore kur temperaturat zbresin në ato më minimalet. Një tjetër vend që nuk e ndal shkollimin gjatë dimrit është Siberia. Ah, po, kur temperaturat shkojnë -52 gradë celsius, situata ndryshon dhe vendi izolohet.
Vetëm duke parë këto të dhëna kuptojmë se problemi nuk është moti, por masat e marra për ta përballuar atë. Dhe fakti që temperaturat shkojnë në -17 gradë, nuk do të thotë që fëmijët të mbyllen në shtëpi. Ndoshta, ajo që duhet bërë është instalimi i ngrohjes në shkolla që në vendin tonë nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Nxënësit mbledhin para çdo vit për të blerë reflektorë që si përfundim ngrohin vetëm bankën e mësueses dhe ‘fatlumët’ që rrinë pranë saj. Të tjerët, durojnë të ftohtin ose kyçen në shtëpi duke krijuar kështu një ngarkesë me prapambetje në mësime, pasojat e të cilës i shohim vite më vonë, kur këta fëmijë i takojmë në zyra si kolegë.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI– Carmelo Arlotta ka dëshmuar për herë të tretë për vrasjen e shqiptarit Astrit Lamajt, i cili u muros në një pus në Senago. Arlotta mbërriti në Gjyk...
TIRANË– Pas stuhisë me shi që përmbyti dhjetra hektarë tokë, vendi ynë pritet që të përballet me një tjetër ndryshim klimaterik. Duke nisur nga dita ...
TIRANË– Baba e bir, Faik e Shkëlzen Buci rrezikojnë dënimin në total prej 50 vjet burg pasi akuzohen për vrasjen e Eglantinës. Prokuroria e Tiranës i...
ITALI-Një shqiptare është vënë në hetim nga autoritetet italiane si person i lidhur me aferat e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, kandidat i qëndrës së djath...
TIRANË– Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin nxënësit në lidhje me preferencat e nxënësve për futjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgj...
LAÇ- Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha sulmoi kryeministrin Edi Rama për formularin me 12 pyetje që do t’u dërgojë qytetarëve shqiptarë lid...
DIBËR – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka qenë sot në qytetin e Dibrës, ku ka marrë pjesë në analizën e punës së policisë së kë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka marrë vendimin të dekretojë 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki. Në një postim ...
ELBASAN– Erind Shuteriqi është 32-vjeçari i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Shuteriqi ka ndërruar jetë, pasi ka pësua...
LAÇ– Grushta e dhunë! Thirrja e një mbështetësi të ish-kryeministrit Sali Berisha që kërkonte largimin e kryedemokratit Lulzim Basha ka bërë që një...